Tuneli i Llogorase (Foto Gazetatema)
Zëvendëskryeministrja, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi përmes një postimi në rrjete socialet se tuneli i Llogorasë, në 48 orë nga hapja, është kaluar nga rreth 22 mijë automjete, shkruan “ATSH”.
Tuneli i Llogorasë në Vlorë, me gjatësi 5.9 km, është vepra më e rëndësishme infrastrukturore në jug të vendit, që shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit nga Shqipëria e Mesme drejt rivierës shqiptare dhe anasjelltas.
Ky investim i jep një frymëmarrje të re turizmit dhe ekonomisë shqiptare.
Hyrja për në tunel nis nga Dukati duke shmangur kthesat e Llogorasë dhe del në fshatin Palasë. Distanca e udhëtimit në këtë segment llogaritet 7-10 minuta, nga rreth 40 minuta që përshkohej nga Qafa e Llogorasë. (Fatosi)