Parku i Liqenit në Tiranë shndërrohet në vend praktike për jogën
2024-07-09 14:12:21
Joga nga Parku i Tiranës (Foto Atsh)
Parku i Liqenit Artificial në Tiranë është shndërruar në një vend për praktikimin e jogës. Qytetarë të Tiranës si dhe turistë të shumtë shijojnë gjithnjë e më shumë jogën nën qetësinë që të ofron parku i ripërtërirë.
Pamjet janë ndarë në rrjetet sociale edhe nga kryeministri Edi Rama, shkruan “ATSH”.
Joga është një sistem gjithëpërfshirës për zhvillimin fizik, mendor dhe shpirtëror. Shqipëria u njoh me disiplinën e jogës rreth 15 vjet më parë.
Fillimisht ajo ishte një nismë e njerëzve që donin të ndanin eksperiencat e tyre me të tjerët, ndërsa tani ka nisur të ketë një përhapje masive, shpesh duke u bërë një praktikë familjare.
Joga dhe meditimi janë mirëqenie, thonë aplikuesit e kësaj praktike. (Fatosi)
Lajmet Kryesore