Shqipëria mirëpriti për herë të parë “Nastro Rosa Tour”
2024-07-09 14:38:59

Gara ne Durres (Foto Atsh)

Gara ne Durres (Foto Atsh)

Për herë të parë, Shqipëria mirëpriti në Durrës “Nastro Rosa Tour”.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ndërsa ndau në rrjetet sociale foto nga ky aktivitet, përcjellë nga “ATSH”, e cilësoi një përvojë unike e Xhiros së Italisë me varka me vela.

“Qeveria shqiptare është urë lidhëse e ngjarjeve të tilla që nxisin miqësinë, bashkëpunimin ndërkombëtar, turizmin, si dhe përforcojnë sigurinë dhe stabilitetin”,- deklaroi ministri Peleshi.

Ky event u organizua nga Bashkia Durrës, në bashkëpunim me Marinën italiane dhe Autoritetin Portual Durrës.

Ky aktivitet sportiv i bashkëngjitet një sërë veprimtarish për promovimin e turizmit dhe bukurive të Shqipërisë.

Gara ka nisur në Xhenova të Italisë dhe varkat me vela pjesëmarrëse, me ekuipazhe nga Marina italiane dhe Guardia di Finanza, ndaluan në 10 qytete, 9 italiane, dhe për herë të parë në Durrës. (Irma)