Qendra per zhvillimin ekonomik (Foto Atsh)
Qendra Gjeoinformative për Ballkanin Perëndimor, në Universitetin Bujqësor të Tiranës, synon të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik në disa drejtime.
Në këtë qendër u përmbyll takimi 5-ditor me temë “Hyrje në Sistemin e Informacionit Gjeografik”, me pjesëmarrës nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe aktorë të linjës, shkruan “ATSH”.
Sipas UBT-së, takimi bëri bashkë studentë dhe profesorë nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, QTTB, etj, të cilët diskutuan dhe ndanë eksperiencat e tyre, lidhur me njohuritë dhe aftësitë praktike të përdorimit të Sistemit të Informacionit Gjeografik (GIS) dhe analizën e të dhënave hapësinore.
Disa nga temat që u trajtuan në takim ishin: Hyrje në GIS: Kuptimi i koncepteve bazë, funksioneve dhe aplikimeve të GIS; Llojet e të dhënave hapësinore: Teknikat e analizës së të dhënave: Mjetet për vizualizimin, ndërtimin e hartave dhe analizën e të dhënave hapësinore si dhe studimi i rasteve të ndryshme me ushtrime praktike në QGIS.
Rektori i UBT-së, Fatbardh Sallaku, deklaroi se GIS-i, si sistem i informacionit gjeografik hapësinor, ka gjetur aplikim në fusha të ndryshme, përfshirë dhe biznesin e bujqësisë dhe turizmit.
Sipas tij, ai është një mjet i vlefshëm për të analizuar dhe dhënë përgjigje pyetjeve specifike që kanë të bëjnë me zhvillimin dhe planifikimin e turizmit p.sh., duke përfshirë vendndodhjen, gjendjen e zonës, tendencat dhe ndryshimet, modelet e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve turistike, e vlefshëm për të analizuar dhe dhënë përgjigje pyetjeve specifike që kanë të bëjnë me zhvillimin dhe planifikimin e turizmit duke përfshirë vendndodhjen, gjendjen e zonës, tendencat dhe ndryshimet, modelet e përdorimit të
Ngritja e një Qendre Gjeoinformative për Ballkanin Perëndimor në Universitetin Bujqësor të Tiranës është realizuar në bashkëpunim me Institutin Leibniz për Zhvillimin Bujqësor në Ekonomitë në Tranzicion në Halle (IAMO), Gjermani, dhe i financuar nga Ministria federale gjermane e Ushqimit dhe Bujqësisë (BMEL). (Irma)