Shqipëria do të përfaqësohet me 8 sportistë në Lojërat Olimpike në Paris
2024-07-06 18:18:51

Paris 2024 (Foto Vecteezy)

Paris 2024 (Foto Vecteezy)

Shqipëria do të përfaqësohet me 8 sportistë në Lojërat Olimpike, që do të zhvillohen në Paris nga 26 korriku deri më 11 gusht, shkruan “ATSH”.

Komiteti Olimpik Shqiptar njoftoi se ekipi olimpik shqiptar përbëhet nga 4 sportistë që kanë siguruar kualifikimin direkt, me Luiza Gegën në atletikë, që do të garojë në 3000 metra me pengesa.

Mundësi Zelimkhan Abakarov do të garojë në stilin e lirë në peshën 57 kg, Islam Dudaev në mundje stil i lirë do të garojë në peshën deri në 65 kg dhe Chermen Valiev në mundje stil i lirë do të garojë në peshën 74 kg.

Po ashtu, ekipi shqiptar ka siguruar edhe 4 ftesa, me Franko Burraj në atletikë 100 metra, Manjola Konini në qitje, në disiplinat 25 metra pistoletë dhe 10 metra pistoletë me ajër, si edhe notarët Kaltra Meça 200 metra stil i lirë dhe Grisi Konxhaku 100 metra stil i lirë.

Prezantimi zyrtar i skudrës olimpike shqiptare dhe dorëzimi i flamurit kombëtar do të bëhen më 15 korrik. (Irma)