UNGA miraton rezolutën e propozuar nga Kina mbi bashkëpunimin e IA
2024-07-02 15:08:48

Fjala kyçe: 决议---[jué yì]---rezolutë

foto nga CFP

Asambleja e përgjithshme e OKB-së / foto nga CFP

Sesioni i 78-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA) miratoi unanimisht të hënën, një rezolutë të propozuar nga Kina dhe të nënshkruar nga mbi 140 vende, mbi forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në ndërtimin e kapaciteteve të inteligjencës artificiale (IA).

Rezoluta mbi "Forcimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar mbi Ndërtimin e Kapaciteteve të Inteligjencës Artificiale" thekson se zhvillimi i AI duhet t'i përmbahet "parimit të vënies së njeriut në qendër", të nxisë inteligjencën e dobishme dhe të jetë në dobi të njerëzimit.

Ajo inkurajon bashkëpunimin ndërkombëtar dhe veprimet praktike për të ndihmuar vendet, veçanërisht vendet në zhvillim, për të forcuar ndërtimin e kapaciteteve të tyre në IA, për të rritur përfaqësimin dhe zërin në qeverisjen globale të IA, për të mbrojtur "një mjedis biznesi të hapur, të drejtë dhe jo diskriminues" dhe për të mbështetur OKB-në në luajtjen e një roli kryesor në bashkëpunimin ndërkombëtar.

Rezoluta synon të arrijë zhvillimin gjithpërfshirës, përfitues dhe të qëndrueshëm të inteligjencës artificiale, duke kontribuuar në këtë mënyrë në realizimin e Agjendës së OKB-së për Zhvillimin e Vazhdueshëm 2030.

foto nga CFP

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara, Fu Cong / foto nga CFP

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara, Fu Cong, teksa paraqiti projekt-rezolutën në seancën plenare të Asamblesë së Përgjithshme, deklaroi se zhvillimi i shpejtë i teknologjisë globale të IA po ndikon thellësisht në zhvillimin ekonomik dhe social të vendeve dhe përparimin e qytetërimit njerëzor.

Megjithatë, shumica e vendeve, veçanërisht ato në zhvillim, ende nuk kanë akses, përdorim dhe përfitim të vërtetë nga IA, madje hendeku global digjital vazhdon të zgjerohet, vuri në dukje ai.

"Shumë vende anëtare të OKB-së parashikojnë gjerësisht forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar mbi ngritjen e kapaciteteve të IA, zhvillimin dhe përdorimin e teknologjisë së IA në mënyrë të barabartë dhe ndarjen e njohurive dhe arritjeve të IA," tha ai.

Fu vuri në dukje se rezoluta e propozuar nga Kina fokusohet në ndërtimin e kapaciteteve të IA, duke propozuar një sërë masash të rëndësishme dhe praktike për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar lidhur me të.

"Qëllimi është të ndihmohen të gjitha vendet, veçanërisht ato në zhvillim, të përfitojnë në mënyrë të barabartë nga zhvillimi i IA, të kapërcejnë ndarjen digjitale, të përmirësojnë qeverisjen globale të IA dhe të përshpejtojnë zbatimin e Agjendës për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030," tha ambasadori.

"Miratimi unanim i rezolutës tregon një marrëveshje të gjerë midis vendeve anëtare për të rritur qeverisjen globale të IA nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit, duke demonstruar plotësisht qëndrimin e përgjegjshëm të Kinës dhe rolin udhëheqës në zhvillimin dhe qeverisjen e IA," tha Fu.

Ambasadori shtoi se Kina pret të shfrytëzojë miratimin e kësaj rezolute si një rast, "për të nxitur aktivisht zbatimin e saj të mëvonshëm me anëtarë të gjerë," duke iu përmbajtur zhvillimit si përparësi, duke vërë njeriun në qendër, duke siguruar barazi dhe përfitim reciprok dhe duke mbështetur novacionin.

"Kina synon të ndihmojë vendet në zhvillim të forcojnë ndërtimin e kapaciteteve të IA me veprime praktike, të nxisin zhvillimin e vazhdueshëm me IA si motor, të zgjerojnë mirëqenien e përbashkët të njerëzimit dhe të kontribuojnë në ndërtimin e një bashkësie me fatet e përbashkëta për njerëzimin," tha ai.

foto nga CMG

Pamja e selisë së OKB-së në Nju Jork / foto nga CMG

Një zëdhënës i Misionit të Përhershëm të Kinës në OKB deklaroi se vendet anëtare të OKB-së, veçanërisht vendet në zhvillim, përshëndetën ngrohtësisht miratimin unanim të rezolutës dhe vlerësuan rolin udhëheqës të Kinës në nxitjen e bashkëpunimit dhe qeverisjes globale të IA, si dhe përshpejtimin e zbatimit të Agjendës së vitit 2030.

Ata ishin të mendimit se fokusi i rezolutës në ndërtimin e kapaciteteve të IA dhe një sërë masash praktike në të, kanë rëndësi të madhe si një gur kilometrik në kapërcimin e hendekut global digjitale dhe nxitjen e përfitimeve të përbashkëta të zhvillimit të IA midis vendeve, tha ai.