Kina zbulon planin për të nxitur zhvillimin e financave të teknologjisë
2024-07-01 17:01:01

foto nga CFP

foto nga CFP

Kina ka zbuluar një plan për të nxitur zhvillimin e financave të shkencës dhe teknologjisë mes përpjekjeve për të mbështetur inovacionin teknologjik, njofton CGTN.

Vendi do të marrë masa të synuara për të mbështetur programet kryesore kombëtare të shkencës dhe teknologjisë, industritë strategjike në zhvillim, industritë e së ardhmes, si dhe përmirësimin dhe transformimin e industrive tradicionale, sipas një plani pune të fundit të lëshuar bashkërisht nga Banka Popullore e Kinës dhe gjashtë agjencive qeveritare të tjera.

Plani propozon ndërtimin e kanaleve të gjelbra për ndërmarrjet me bazë teknologjinë për emetimin e bonove, mbështetjen e firmave të teknologjisë me financime ndërkufitare dhe nxitjen e zhvillimit të shërbimeve të larmishme financiare për të mbështetur rritjen e kompanive të teknologjisë.

Vendi do të përmirësojë gjithashtu mjetet e tij të politikave, duke përfshirë lehtësinë e huadhënies për të mbështetur inovacionin dhe transformimin teknologjik, si dhe bizneset e vogla, dhe obligacione të veçanta për inovacionin teknologjik.(Fatosi)