Xizang i Kinës është dëshmitar i përparimit të gjithanshëm në 65 vitet e fundit
2024-06-28 17:23:58

foto nga CFP

Pallati Potala në Lhasa, Kryeqendrën e rajonit autonom Xizang / foto nga CFP

Që nga fillimi i reformës demokratike 65 vjet më parë, Rajoni Autonom Xizang i Kinës jugperëndimore ka dëshmuar prosperitet ekonomik dhe kulturor, zhvillim social të gjithanshëm, mjedis të përmirësuar dhe jetë më të mirë të njerëzve, deklaroi Zhang Shigao, ekspert i lartë në Qendrën Kërkimore të Tibetologjisë në Kinë, gjatë një takimi të mbajtur nga Shoqata e Gazetarëve Gjithë-Kinë për të shënuar 65-vjetorin e reformës demokratike në Xizang, shkruan “Xinhua”.

Gjatë takimit, Zhang dhe ekspertë të tjerë ndanë pikëpamjet e tyre për çështje të tilla si situatat e të drejtave të njeriut, ndihma e përbashkët për rajonin dhe turizmi i rajonit.

Zhang vuri në dukje se në vitin 2023, produkti i brendshëm bruto (PBB) rajonal i Xizang-ut ishte 240 miliardë juanë (rreth 33.7 miliardë dollarë amerikanë) dhe shënoi një nga normat më të larta të rritjes në treguesit kryesorë ekonomikë në mbarë vendin.

Rajoni ka ndërtuar një sistem arsimor modern që mbulon arsimin parashkollor, bazë, profesional dhe të lartë, si dhe arsimin e vazhdueshëm dhe arsimin special, tha Zhang.

Me përpjekjet e gjelbra të dyfishuara, rajoni ka zgjeruar gjithashtu zonat e ruajtjes ekologjike dhe ka forcuar biodiversitetin. (Irma)