fjala kyçe: 民营---[mín yíng]---privat
Reparti i prodhuesit të automjeteve elektrike "leapmotor" / foto nga CFP
Këshilli i Shtetit i Kinës i paraqiti të martën organit ligjvënës për shqyrtim një raport mbi nxitjen e zhvillimit të ekonomisë private, ku vihet në dukje se duhet luajtur si duhet roli i qeverisë dhe të merren masa konkrete për hyrjen në treg, tërheqjen e faktorëve prodhues, zbatimin e drejtë të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave e interesave, që të nxitet zhvillimi me cilësi të lartë i ekonomisë private.
Gjatë 12 vjetëve të fundit, Kina ka marrë një sërë masash për nxitjen e fuqizimit të ekonomisë private, ka bërë përpjekje për krijimin e një mjedisi të mirë për zhvillimin e ekonomisë private dhe ka ndihmuar ndërmarrjet private në zgjidhjen e vështirësive gjatë zhvillimit, për nxitjen e vazhdueshme të zhvillimit të shëndetshëm e me cilësi të lartë të ekonomisë private.
Zheng Bei, nënkryetari i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit e Reformës të Kinës, u shpreh se është përmirësuar mjedisi i tregut për zhvillimin e ekonomisë private, janë hequr gjithnjë e më shumë pengesa për hyrjen në treg dhe është krijuar sistemi unik i listës negative për hyrjen në treg në mbarë vendin. Po ashtu, janë arritur përparime të dukshme në hapjen e shërbimeve konkurruese në sektorët e fushat kryesore e është përshpejtuar zbatimi i sistemit të politikave të konkurrencës së ndershme. Të gjitha këto kanë pakësuar barrën e ndërmarrjeve private. Në vitin 2023, vlera e pakësimit të ri të taksave e kuotave të taksapaguesve të ekonomisë private zuri 75.7 për qind të shumës së përgjithshme të mbarë vendit. Ndërkohë, është përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme edhe sistemi ligjor mbi ndërmarrjet.
foto nga CFP
Ekonomia private, që është në fuqizim e sipër, është bërë një forcë e pamungueshme për nxitjen e zhvillimit të Kinës. Gjatë periudhës nga viti 2012 deri më 2023, pesha specifike e ndërmarrjeve private në numrin e përgjithshëm të ndërmarrjeve në mbarë vendin u ngrit nga 79.4 për qind në 92.3 për qind dhe numri i ndërmarrjeve private kineze të përfshira ndër 500 kompanitë më të fuqishme të botës u shtua nga 6 në 36. Qysh prej vitit 2019, ndërmarrjet private janë bërë subjekti numër një i tregtisë së jashtme të Kinës dhe një forcë e rëndësishme e pjesëmarrjes së Kinës në bashkëpunimin ekonomiko-tregtar ndërkombëtar.
foto nga CFP
Në raportin e Këshillit të Shtetit të Kinës shprehet mendimi se zhvillimi e fuqizimi i ekonomisë private kineze mbështetet në bazën e fortë dhe epërsitë e veçantë, por gjendet ende përpara disa vështirësive e sfidave.
Lidhur me këtë, Zheng Bei vuri në dukje: "Janë ende të dukshme kontradiktat në hyrjen në treg dhe në tërheqjen e faktorëve prodhues. Ekzistojnë ende pengesa të fshehta për ndërmarrjet private për hyrjen në disa fusha kryesore. Edhe ligjet e rregulloret ligjore për mbrojtjen e të drejtave të ndërmarrjeve private e sipërmarrësve privatë nuk janë të plota."
Duke folur për punët kryesore për nxitjen e mëtejshme të ekonomisë private, në raport vihet në dukje se duhet të shfrytëzohet plotësisht roli vendimtar i tregut në shpërndarjen e burimeve dhe të luhet si duhet roli i qeverisë për hyrjen në treg, në tërheqjen e faktorëve prodhues, në zbatimin e drejtë të ligjit dhe në mbrojtjen e të drejtave e interesave, që të nxitet zhvillimi me cilësi të lartë i ekonomisë private. (Wang Lei/ Artan)