Foto nga VCG
Më 6 qershor, televizionet japoneze transmetuan disa pamje që shfaqnin punonjës të qeverisë japoneze teksa futeshin për kontroll në selinë e SUZUKI-t, një kompani e madhe të prodhimit të makinave.
Disa ditë më parë, u zbulua se pesë prodhuesit e makinave në Japoni, si SUZUKI, kanë falsifikuar të dhënat në testimin e prodhimit, çka ka tërhequr vëmendje të madhe. Kryetari i kabinetit të Japonisë, HAYASHI Yoshimasa pranoi që kjo ka lëkundur bazën e sistemit të çertifikimit të makinave japoneze dhe ka dëmtuar besueshmërinë e industrisë së makinave të Japonisë.
Analistët janë të mendimit që industria e makinave është shtylla e sektorit industrial të Japonisë, ndaj ky skandal me të dhëna të falsifikuara do të shkaktojë ndikime më të thella.
Në fakt, zbulimi i këtij skandali filloi prillin e vitit të kaluar, kur një burim brenda kompanisë Daihatsu i paraqiti departamentit të transportit, disa dokumenta mbi të dhënat e falsifikuara të kësaj kompanie. Në muajin dhjetor qeveria japoneze publikoi rezultatet e hetimeve, duke deklaruar se historia e krijimit të të dhënave të falsifikuara mund të ketë filluar që në fund të viteve 1980, kur Made in Japan ishte në periudhën e saj të artë. Kjo do të thotë që krijimi i të dhënave të falsifikuara nga Daihatsu ka vazhduar për mbi 30 vjet.
Në fund të majit, hetimet e mëtejshme të Departamentit të Transportit të Japonisë zbuluan se 'incidenti Daihatsu' është vetëm një pjesë e vogël e problematikave të ndërmarrjeve japoneze të makinave.
Foto nga VCG
Krahas kësaj, edhe 38 llojet e makinave të prodhuara nga pesë kompanitë kryesore, Toyota, Honda, Mazda dhe Yamaha, janë përfshirë në të dhënat e falsifikuara. Gjashtë prej tyre ende po shiten në treg, ndërkohë mbi pesë milionë janë shitur tashmë. Falsifikimi i të dhënave përfshin sigurinë e udhëtarëve, përplasjet, airbag, zhurmat, emetimet e gazit, etj.
Së fundmi, në sektorin e makinave të Japonisë pothuajse çdo vit zbulohet ndonjë skandal me falsifikimin e të dhënave. Arsyet janë pothuajse të njëjtat: shkurtimi i kohës së kërkimit, interesat afatshkurtra, planifikime të paarsyeshme nga bordi i menaxhimit, ç'ka ushtron presion mbi punonjësit e linjës së parë për të rënë shpesh në gabime.
Presidenti i kompanisë TOYOTA, Akio Toyoda pranoi se prodhimi është një procedure e gjatë dhe ndërlikuar. Askush nuk mund të menaxhojë tërë procesin e prodhimit, ndaj ndoshta ky është shkaku i një fenomeni të tillë.
Përveç kësaj, me zhvillimin e vrullshëm të makinave elektrike, epërsia gjigante e ndërmarrjeve japoneze në makinat me benzinë, gradualisht po zhduket.
Më 6 qershor media japoneze Nihon Keizai Shimbun vuri në dukje se në një situatë konkurence të ashpër me kompanitë e reja,“besimi i tepruar”është i papërshtatshëm, madje po bëhet pengesë ndaj vetvetes, duke shkaktuar gjendjen e vështirë të sektorit.
Foto nga VCG
Në dhjetëvjeçarët e fundit, sektori industrial i Japonisë ka patur arritje të dukshme. Si pasojë disa ndërmarrje vetëmjaftohen me gjendjen e arritur dhe nuk kanë dëshirë të bëjnë inovacione apo reforma. Në këtë situatë kompanitë japoneze reagojnë në mënyrë të ngadaltë ndaj teknologjive të reja dhe kanë vështirësi të përshtaten me mjedisin e ri të tregut.
Masuzoe Yoichi, Kryetar i Bashkisë së Tokios, u shpreh se industria globale e makinave po ndryshon drejt elektrizimit dhe smartizimit, por japonezët ende po drejtojnë makina me benzinë dhe“janë shumë larg Kinës”.