Avioni i parë në botë me temë nga “Zootopia” u lançua në Shangai
2024-05-25 12:51:27

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Një avion me temë nga “Zootopia”, i zbukuruar me imazhe tredimensionale të personazheve nga filmi i njohur i animuar i “Disney”, së shpejti do të fluturojë në qiell, falë një bashkëpunimi midis “Shanghai Disney Resort” dhe “China Eastern Airlines”, bën të ditur “Xinhua”.

Avioni është planifikuar të ofrojë shërbimin e tij të parë të fluturimit të pasagjerëve në linjën ajrore midis Shangait dhe Chengdu.

“Shanghai Disney Resort” zbuloi hapësirën e parë “Zootopia” në botë në dhjetor 2023, ndërsa “Walt Disney” kërkon të shfrytëzojë më tej tregun në rritje të udhëtimeve kineze. Ajo u bë hapësira e tetë me temë në “Shangai Disneyland”. Aeroplani është gjithashtu avioni i gjashtë me temë “Disney” që i bashkohet flotës së “China Eastern Airlines”.

“Shanghai Disney Resort” pati rreth 25.6 milionë vizitorë në vitin 2023, një rritje prej 44 për qind krahasuar me numrin e regjistruar në vitin 2019.

Të ardhurat turistike në vitin 2023 arritën në 18.5 miliardë juanë (rreth 2.6 miliardë dollarë amerikanë), një rritje prej 84.2 për qind krahasuar me atë të vitit 2019. (Irma)