Vendimi për të njohur Palestinën, Izraeli tërheq ambasadorët nga Norvegjia dhe Irlanda
2024-05-23 17:06:14

Ministri izraelit (Foto A2)

Ministri izraelit (Foto A2)

Izraeli do të tërheqë ambasadorët e tij nga Norvegjia dhe Irlanda pas përpjekjeve të vendeve europiane për të njohur shtetin palestinez, njoftoi ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz.

“Kam udhëzuar tërheqjen e menjëhershme të ambasadorëve të Izraelit në Irlandë dhe Norvegji për konsultime në kuadër të vendimeve të këtyre vendeve për të njohur shtetin palestinez”,- tha Katz, shkruan “ATSH”.

“Po i dërgoj një mesazh të qartë Irlandës dhe Norvegjisë. Izraeli nuk do të qëndrojë i heshtur përballë atyre që minojnë sovranitetin e tij dhe rrezikojnë sigurinë e tij”,- shkroi ai në një postim në “X”.

Përpara njoftimit të Katz, kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store tha se vendi i tij do ta njihte zyrtarisht shtetin palestinez deri më 28 maj.

Edhe Irlanda njoftoi për një qëndrim të ngjashëm. (Elona)