Foto nga VCG
Më 13 maj u mbajt në Vientiane ceremonia e nisjes së Platformës së Tregtisë Elektronike Rurale të Laosit, e krijuar me ndihmën e Kinës.
Platforma është pjesë e rëndësishme e "Tetë Projekteve të Mëdha" të zbatuara nga Kina. Ajo synon të përdorë përvojën e suksesshme të Kinës, në ndërtimin e një sistemi të pjekur të tregtisë elektronike rurale, për të krijuar një model zhvillimi të tregtisë elektronike që plotëson nevojat e Laosit. Gjithashtu synon të promovojë eksportin e produkteve bujqësore të Laosit, t'u japë fshatarëve mundësi për rritjen e të ardhurave, daljen nga varfëria dhe të përmirësojë jetën e masave popullore në Laos.
Zbatimi i projektit të platformës së tregtisë elektronike rurale të ndihmës së Kinës në Laos, mbulon shumë aspekte si ndërtimi i platformës, përmirësimi i infrastrukturës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, trajnimi i personelit, ndërtimi i pikave të shërbimit etj.
Këto synojnë të krijojnë lidhje efikase mes informacionit të ofertës dhe kërkesës, si edhe të promovojnë zhvillimin e tregtisë rurale, kultivimin e talenteve dhe ndërtimin e sistemit të shërbimit. Kjo do të transformojë metodat tradicionale të tregtisë së Laosit, do të promovojë eksportin e produkteve bujqësore dhe do të ndihmojnë fshatarët të rrisin të ardhurat e tyre.
Ministri i Industrisë dhe Tregtisë së Laosit, Malithong Kommasith, falenderoi Kinën për ndihmën dhe mbështetjen e vlefshme teknike, duke e vlerësuar këtë si një projekt ndihme me vizion afatgjatë, që do të ndihmojë Laosin të ecë me hapin e kohës, të realizojë transformimin dixhital, të rrisë të ardhurat kombëtare dhe të përmirësojë jetesën e njerëzve.
Ai tha: "Ndihma ndaj projektit të platformës së tregtisë elektronike rurale të Laosit ka rëndësi të madhe për ne. Është një ndihmë e vlefshme nga populli kinez për popullin tonë dhe do të rrisë fuqinë kombëtare të Laosit."
Wang Chang, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës Kineze në Laos, bëri urimet e tij për hapjen e platformës rurale të tregtisë elektronike.
Ai u shpreh se e kjo është një masë e rëndësishme për zbatimin e planit të veprimit pesëvjeçar, për krijimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta midis Kinës dhe Laosit. Është gjithashtu një mënyrë e re që përdor përvojën e zhvillimit të tregtisë elektronike të Kinës, për të promovuar produktet bujqësore të Laosit të eksportohen në Kinë dhe për të ngritur lidhjen ekonomiko-tregtare dhe atë dixhitale midis Kinës dhe Laosit. Ky projekt do të ndihmojë në mënyrë efektive zhvillimin e Laosit dhe prosperitetin e popullit.
Pas nisjes së platformës së tregtisë elektronike rurale të ndihmës së Kinës në Laos, tregtia elektronike rurale do të hyjë në një fazë të re. Ajo do të nxisë transformimin e industrisë dhe zhvillimin digjital, si edhe do të forcojë vazhdimin e zhvillimit të ekonomisë.
Vithoune Sithimolada, Drejtor i Departamentit të Promovimit të Tregtisë dhe Artizanatit në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë së Laosit, tha:
"Pas dy vitesh punë të palodhshme, platforma e tregtisë elektronike rurale në Laos ka nisur me sukses. Ky projekt i rëndësishëm bashkëpunimi midis qeverive të Laosit dhe Kinës, është një ndihmë vetëmohuese nga populli kinez për popullin e Laosit. Transformimi industrial do të sjellë transformimin e industrisë. Kjo ka rëndësi të madhe për zhvillimin e të ardhmes së Laosit dhe do të nxisë zhvillimin e modernizmit të bujqësisë, duke ofruar më shumë produkte bujqësore me cilësi të lartë në tregun e Kinës.”(Çang Çuo)