Forumi arsimor bën thirrje për nxitje të bashkëpunimit Kinë-Britani
2024-05-05 15:07:34

Zyrtarët dhe akademikët që morën pjesë në Forumin për Bashkëpunimin në Arsim, që u mbajt në Universitetin Ulster, bënë thirrje për nxitje të bashkëpunimit Kinë-Britani në arsim.

Ambasadori kinez në Mbretërinë e Bashkuar, Zheng Zeguang, vuri në dukje se faktet kanë dhe do të vazhdojnë të tregojnë se bashkëpunimi arsimor Kinë-Britani është reciprokisht i dobishëm dhe ka perspektiva të gjera.

Edwin Poots, kryetar i Asamblesë së Irlandës së Veriut, tha se lidhjet midis dy palëve janë zgjeruar ndjeshëm gjatë viteve. Sipas tij, potenciali për të ndarë përvojat dhe për të mësuar nga njëri-tjetri duhet të maksimizohet.

Colin Davidson, kancelari i Universitetit Ulster, tha se universiteti është krenar për partneritetet dhe lidhjet e tij të gjera në të gjithë sektorin e arsimit të lartë të Kinës.

Eksperti i arsimit Derek Harkness tha se lidhjet mes dy vendeve kanë qenë shumë të rëndësishme jo vetëm nga një këndvështrim kulturor dhe gjuhësor, por edhe për përfitimin e miqësisë. Sipas tij, ky bashkëpunim duhet të forcohet në të ardhmen. (Irma)