Kompania private kineze Galactic Energy lëshon 4 satelitë nga deti
2024-05-30 12:11:22

Foto Galactic Energy

Kompania tregtare hapësinore e Kinës Galactic Energy, kreu misionin e saj të dytë të lëshimit në det me kodin "Bota e bukur". 

Raketa bartëse CERES-1S Y2, u lëshua nga një platformë e lëvizshme, në ujërat e brigjeve të provincës Shandong të Kinës lindore, në orën 16:12 të së mërkurës, duke dërguar satelitët e konstelacionit Tianqi nga 25 deri në 28, në nivelin e ulët të orbitës së Tokës, në një lartësi prej 850 km. 

Raketa CERES-1S është një version i lëshimit nga deti i raketës CERES-1 të kësaj kompanie.

Raketa katër fazore mund të transportojë një ngarkesë prej 300 kg, në një orbitë me një lartësi prej 500 km. Raketa mund të përshtatet me pikat fleksibël të lëshimit dhe zonat e uljes, duke ofruar shërbime lëshimi me cilësi të lartë dhe kosto të ulët, për lloje të ndryshme satelitësh të vegjël. (Fani)