Bumi dixhital e ngre Kinën në vendin e dytë për fuqi kompjuterike
2024-05-28 11:20:20

CFP

Një ilustrim tregon një qytet të ardhshëm të integruar në një çip dixhital kompjuteri/CFP

Ekonomia dixhitale e Kinës ka përjetuar një rritje të ndjeshme në vitet e fundit, duke nxitur kërkimin e vendit për zhvillim me cilësi të lartë. Përparimet e saj në teknologjinë dixhitale, e kanë shtyrë atë të bëhet fuqia e dytë më e madhe kompjuterike në botë.

Infrastruktura digjitale e vendit është përmirësuar shumë. Shkalla e fuqisë kompjuterike arriti në 230 EFLOPS në vitin 2023, duke u renditur e dyta në botë, sipas raportit mbi zhvillimin e Kinës digjitale, publikuar nga Administrata Kombëtare e të Dhënave, gjatë Samitin të Shtatë Digjital të Kinës në Fuzhou, Provinca Fujian e Kinës juglindore, më 24 maj.

Shifrat tregojnë se Kina arriti objektivin e vendosur në planin për lehtësimin e ekonomisë dixhitale në periudhën e 14-të të Planit Pesëvjeçar (2021-2025) dy vjet përpara afatit. Ky plan, i hartuar nga Këshilli i Shtetit në vitin 2022, kishte për qëllim të rriste proporcionin e prodhimit me vlerë të shtuar të industrive thelbësore të ekonomisë dixhitale në PBB-në e tij në 10% deri në vitin 2025, nga 7.8% që ishte në vitin 2020.

Përveç kësaj, prodhimi me vlerë të shtuar i industrive thelbësore në ekonominë dixhitale, arriti në 10% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) në vitin 2023. (Xu Guang)