Zhvillohet simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta"
2024-05-31 16:59:22

Me rastin e 3-vjetorit të fjalimit të presidentit kinez Xi Jinping për forcimin e aftësive të komunikimit ndërkombëtar të Kinës, të enjten u zhvillua në Pekin simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta", i organizuar bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Universitetit Renmin i Kinës.

Ish-kryeministri i Kirgizistanit Djoomart Otorbaev, ish-zv.kryeministri dhe ministri i Financave i Polonisë Grzegorz W. Kolodko, drejtori i Divizionit të Lajmeve dhe Medias në Departamentin e Komunikimit Global të OKB-së Ian Philips dhe ekspertë e studiues prej Universitetit Renmin të Kinës e Akademisë së Shkencave të Kinës zhvilluan diskutime rreth temave të mundësive të reja që sjell modernizimi kinez për botën, të shkëmbimeve mes qytetërimeve të ndryshme etj.

Në videofjalimin e mbajtur në simpozium, drejtori i CMG-së Shen Haixiong u shpreh se, para tre vjetëve, presidenti Xi Jinping mbajti një fjalim për forcimin e aftësisë së komunikimit ndërkombëtar, ku e vuri theksin te tregimi siç duhet i historive të Kinës, për të shfaqur një Kinë të vërtetë e të gjithanshme. Ky fjalim ka përcaktuar drejtimin e zhvillimit të çështjes së komunikimit ndërkombëtar të Kinës.

Në simpozium u publikua "Libri blu i sondazhit global me temë 'Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta'", i hartuar nga Instituti i Komunikimit Ndërkombëtar në Epokën e Re. Ky institut u themelua në maj të vitit 2023 në bashkëpunim ndërmjet CMG-së dhe Universitetit Renmin të Kinës. Libri blu paraqet opinionin e bashkësisë ndërkombëtare për Kinën dhe temat kryesore globale. 90.6 % e pjesëmarrësve globalë në sondazh janë të mendimit se Kina është një vend i rëndësishëm dhe thellimi i bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta me Kinën përputhet me interesat e vendeve të tyre. Ndërkohë, 85.3 % e atyrë që u përgjigjën në sondazh, e vlerësojnë qëndrimin e Kinës për bashkëpunimin paqësor, hapjen, mësimin e ndërsjellë e përfitimet e përbashkëta.