Kina publikon "Raportin për shkeljen e të drejtave të njeriut nga ShBA-ja" për vitin 2023
2024-05-29 14:52:22

CMG

CMG

Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës publikoi të mërkurën "Raportin për shkeljen e të drejtave të njeriut nga ShBA-ja" për vitin 2023.

Ky raport është i ndarë në shtatë pjesë: një parathënie dhe gjashtë krerë, që janë përkatësisht "Fjalët boshe mbi të drejtat civile dhe politike", "Pasojat  e dëmshme të racizmit të përhapur gjerësisht", "Thellimi i pabarazisë ekonomike e shoqërore", "Shkelja afatgjatë e të drejtave të grave dhe fëmijëve", "Gjendja tragjike e emigrantëve të paligjshëm" dhe "Hegjemonizmi i ShBA-së krijon kriza humanitare".

Sipas raportit, në vitin 2023 situata e shkeljes të të drejtave të njeriut në ShBA u përkeqësua më tej. Të drejtat e njeriut në ShBA po shkojnë në një drejtim gjithnjë e më të polarizuar. Lufta midis dy partive po acarohet vazhdimisht dhe qeveria është jofunksionale. Ndodhin shpesh ngjarje serioze të shtënash me armë, policia shpërdor dhunën gjatë zbatimit të ligjit dhe besueshmëria e qeverisë vazhdon të bjerë.

Në raport vihet në dukje që racizmi në ShBA ka rrënjë të thella. Diskriminimi racial është një dukuri serioze. Racizmi sistematik ndaj afro-amerikanëve është përhapur gjerësisht në forcat policore dhe sistemin gjyqësor. Në ShBA po thellohet hendeku mes të pasurve dhe të varfërve.

CMG

CMG

Në ShBA të drejtat e grave dhe fëmijëve shkelen për një kohë të gjatë, vijohet më tej në raport. Përvit gati 54 mijë gra humbasin punën për shkak të shtatzanisë. Abuzimi me drogën po përhapet mes të rinjve. ShBA-ja është një vend emigrantësh, por megjithatë ekziston problemi serioz i përjashtimit dhe diskriminimit të emigrantëve. Ndalimi, trafikimi dhe keqtrajtimi i emigrantëve e kanë futur problemin në një cikël të pazgjidhshëm.Raporti vëren gjithashtu se ShBA-ja zbaton për një kohë të gjatë hegjemonizmin, politikën e forcës dhe sanksionet e njëanshme. Ajo furnizon me armë vendet e tjera, duke krijuar situata të ndera dhe konflikte të armatosura rajonale, duke shkaktuar viktima civile e duke sjellë kriza humanitare. ShBA-ja shkatërron qëndrueshmërinë shoqërore dhe shkel të drejtat e njeriut të vendeve të tjera.

Sipas raportit, problemet e ndryshme të të drejtave të njeriut në ShBA kanë kërcënuar dhe penguar edhe zhvillimin e shëndetshëm të çështjes botërore të të drejtave të njeriut. Populli amerikan dhe bashkësia ndërkombëtare presin zgjidhjen e problemit të të drejtave të njeriut nga ana e qeverisë amerikane. (Xu Guang)