Shpallen në Pekin fituesit e çmimit “Tiantan 2024”
2024-04-27 16:51:12

Foto nga China Daily

Dhjetë vlerësimet e çmimit të famshëm “Tiantan” u shpallën gjatë ceremonisë së mbylljes të Festivalit të 14-të Ndërkombëtar të Filmit në Pekin (BJIFF) që u zhvillua të premten.

Këtë vit, për çmimin “Tiantan” kishte 1.509 aplikime nga 118 vende dhe rajone, duke vendosur një rekord pjesëmarrjeje. Ato mbulonin tema të gjëra, duke demonstruar diversitetin global të kinemasë. (Çang Çuo)