Teksas, ligji i debatueshëm për imigracionin bllokohet sërish nga gjykata
2024-03-21 21:05:42

foto: VCG

foto: VCG

Një gjykatë federale apeli, lëshoi një urdhër të martën në mbrëmje që ndalon përsëri shtetin e Teksasit të arrestojë emigrantët e dyshuar për hyrje të paligjshme në SHBA. Veprimi i gjykatës erdhi disa orë pasi Gjykata e Lartë kishte lejuar që ligji i ri i imigracionit i Teksasit të hynte në fuqi, duke hedhur poshtë përpjekjet e administratës së Presidentit Joe Biden për ta bllokuar atë. Ligji do të lejonte çdo oficer të zbatimit të ligjit në Teksas të arrestonte personat e dyshuar për hyrje të paligjshme në vend të cilët më pas do të dëboheshin nga SHBA ose do të ndiqeshin penalisht.