nga platforma e mediave sociale kineze të fokusuar në stilin e jetesës, "Xiaohongshu"
Me një dashuri dhe magjepsje për kulturën tradicionale, shumë të rinj kinezë kanë filluar të përdorin krijimtarinë e tyre për të krijuar risi me përdorimin e elementeve nga trashëgimia kulturore jomateriale kineze.
Arti tradicional kinez i letërprerjes është përshtatur në shumë arte krijuese, duke përfshirë ushqimin dhe veshjen.
Në platformën e mediave sociale kineze të fokusuar në stilin e jetesës, "Xiaohongshu", një video biskotash me një model dragoi të krijuar nëpërmjet letërprerjes siguroi mbi 2.6 milionë shikime dhe 130 000 pëlqime.
biskota me modelin e dragoit nga Liu Shan
Këto biskota i ka bërë Liu Shan, një nënë që qëndron në shtëpi dhe që e pëlqen letërprerjen kineze. Asaj i lindi ideja për të bërë biskota kineze të stiluara në formë shenjash zodiaku të prera në letër vitin e kaluar. Videoja e biskotave të saj me lepur u bë shpejt virale dhe ajo premtoi se do të provonte modele më të ndërlikuara të dragoit këtë vit.
Liu filloi të dizenjonte modelin e saj të dragoit nëntorin e kaluar dhe brenda 5 ditëve bëri biskota para Festës së Pranverës. Ajo tha se do të përfundonte një seri biskotash me të 12 shenjat e zodiakut kinez në dhjetë vjetët e ardhshëm.
Liu demonstroi biskota në modelin e dragoit
Zejtarja e re Chen Lingling krijoi një mantel me modele të letërprerjes kineze. Si një e apasionuar pas trashëgimisë kulturore jomateriale, Chen ka prodhuar shumë rroba dhe kapela e kapuçë të llojeve të ndryshme, me qëllim për ta bërë trashëgiminë kulturore një pjesë të jetës së përditshme të të rinjve.
Zejtarja e re Chen Lingling
Ajo zgjodhi modele fati si feniksi dhe peshku i artë për të shprehur urimet e saj për Festën e Pranverës. Videoja e Chen me mantel ka pasur rreth 750 000 shikime dhe i ka siguruar asaj adhurues jo vetëm nga Kina, por dhe nga vendet e tjera, duke e inkurajuar të vazhdojë interesin e saj për trashëgiminë kulturore jomateriale.
Chen Lingling e veshur me rroba me trashëgimisë kulturore jomateriale
Pizhamet e mbushura me pambuk, të cilat zakonisht, sipas mendimit të shumë njerëzve, vishen në shtëpi, janë në të vërtetë veshje të sipërme në provincën Hunan të Kinës Qendrore. Shumë banorë vendorë e zgjedhin këtë veshje të rehatshme dhe jo të shtrenjtë për të përballuar motin e ftohtë e të lagësht të dimrit.
Këtë vit, katër stilistë të rinj nga Pekini kombinuan elemente nga pizhamet e mbushura me pambuk dhe Opera Nuo, një formë e operës popullore e njohur në Hunan, për të krijuar një pallto të modës. Ata gjithashtu kanë përditësuar rrobat e njohura nga rajone të tjera të Kinës për të tërhequr shijet e të rinjve. Postimet e tyre përkatëse morën mbi 800 000 shikime në internet.
Pizhamet e mbushura me pambuk me elemente Opera Nuo
Sipas një raporti të publikuar nga "Xiaohongshu", përdoruesit e kësaj platforme ngarkuan gati 1 milion postime me hashtagun "rishpikje" nga 9 shkurti - nata e Vitit të Ri Kinez - deri më 16 shkurt.
Analistët thonë se këto rishpikje demonstrojnë frymën krijuese dhe dëshirën për jetën e të rinjve, kurse risitë që përdorin elemente të trashëgimisë kulturore jomateriale pasqyrojnë vetëbesimin e tyre kulturor në rritje.