Foto nga VCG
"Dy sesionet" e Kinës e ka bërë botën të mendojë edhe një herë për problemin se "çfarë është demokracia". Sipas Gustavo Emilio Ng, kryeredaktor i revistës "Contemporary" të Argjentinës, demokracia popullore në mbarë procesin e Kinës është një demokraci që sjell përfitime vërtet për popullin. Siç tha ai, "dy sesionet" vjetore janë një dritare e rëndësishme për botën e jashtme për të vëzhguar dhe kuptuar të gjithë procesin e demokracisë popullore në Kinë.
“Ne i kemi përmbledhur mendimet dhe sugjerimet që kemi mbledhur në dy aspekte: nga njëra anë, transformimi që merr më mirë parasysh problemet e moshës së tretë i shtëpive të të moshuarve, dhe në të njëjtën kohë, më shumë njerëz po u kushtojnë vëmendje restoranteve për të moshuarit.” Në "dy sesionet" kombëtare të këtij viti, anëtarja e Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez nga Pekini Sun Jie paraqiti një sërë sugjerimesh për përmirësimin e sistemit të ndihmës ushqimore për të moshuarit dhe formimin e një shoqërie që kujdeset për të moshuarit. Për ta bërë propozimin e saj që të pasqyrojë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të vërtetë problemin, Sun Jie shpërndau mijëra pyetësorë gjatë vitit të kaluar, kreu hulumtime në vend, si edhe organizoi shumë herë simpoziume në nivel bazë.
Foto nga VCG
Vitet e fundit, demokracia popullore në mbarë procesin e Kinës ka tërhequr vëmendjen e gjerë të komunitetit ndërkombëtar. Sipas këtij koncepti, i gjithë populli kinez merr pjesë në zgjedhje demokratike, konsultime demokratike, vendimmarrje demokratike, menaxhim demokratik e mbikëqyrje demokratike në përputhje me ligjin dhe i menaxhon punët shtetërore, nismat ekonomike e kulturore dhe çështjet shoqërore nëpërmjet kanaleve de formave të ndryshme në përputhje me ligjin. Në "dy sesionet" e Kinës, këto elemente demokratike demonstrohen dhe praktikohen plotësisht.
Le të marrim si shembull zgjedhjet demokratike. Asambletë popullore në të gjitha nivelet në Kinë zgjidhen nëpërmjet zgjedhjeve demokratike, përgjigjen përpara popullit dhe i nënshtrohen mbikëqyrjes së tij. Specialistët e nivelit të lartë nga vija e parë e prodhimit dhe shërbimeve, punëtorët në industritë e reja, "fermerët e rinj" që janë vendosur në fshat, kuadrot ruralë ... afro 3000 deputetë në Asamblenë Kombëtare Popullore, që përfaqësojnë më shumë se 1.4 miliardë kinezë në të, ushtrojnë të drejtën e tyre për të diskutuar, propozuar, votuar, zgjedhur etj. Në të njëjtën kohë, anëtarët e Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez vijnë nga parti, grupe, klasa e sektorë të ndryshëm dhe marrin pjesë në qeverisjen kombëtare nëpërmjet mbikëqyrjes demokratike dhe pjesëmarrjes në shqyrtimin dhe diskutimin e çështjeve shtetërore. "Demokracia e asambleve popullore" dhe "demokracia këshillimore" plotësojnë njëra-tjetrën në dy sesionet, duke dëshmuar karakteristikat dalluese të sistemit politik demokratik të Kinës.
Foto nga VCG
Demokracia nuk është dekor, nuk përdoret për shfaqje, por për të zgjidhur problemet e popullit. Pan Jiaofeng, një përfaqësues i Asamblesë Kombëtare Popullore, sugjeroi në "dy sesionet" e vitit të kaluar që të hartohen standarde të unifikuara të menaxhimit teknik për automjetet autonome, për të krijuar një mjedis të mirë zhvillimi për industrinë e automjeteve inteligjente. Shumë departamente kompetente të qeverisë kineze i kushtuan një rëndësi të madhe këtij sugjerimi dhe komunikuan me të shumë herë, duke nxitur në fund rishikimin dhe nxjerrjen e udhëzimeve përkatëse të industrisë. Tashmë janë zbatuar disa standarde përkatëse.
Sipas statistikave, departamente të ndryshme të Këshillit të Shtetit të Kinës morën më shumë se 12 000 sugjerime e propozime gjatë "dy sesioneve" kombëtare vitin e kaluar, dhe të gjitha ato u trajtuan në kohë. Departamente të ndryshme kanë miratuar rreth 4700 mendime dhe sugjerime të paraqitura nga anëtarët dhe përfaqësuesit e të dy organeve dhe kanë paraqitur më shumë se 2000 politika e masa përkatëse, të cilat kanë promovuar në mënyrë efektive zhvillimin me cilësi të lartë të ekonomisë kineze dhe përmirësimin e kushteve shoqërore e të jetesës të njerëzve.
Foto nga VCG
Sivjet, versioni në alfabetin "Brej" i raportit të punës së qeverisë u paraqit për herë të parë në Asamblenë Kombëtare Popullore. Për Wang Yongcheng-un, deputeti i parë i verbër në Asamblenë Kombëtare Popullore të Kinës, kjo është një "demokraci e prekshme" që pasqyron shqetësimin e vendit për personat me aftësi të kufizuara dhe përgjegjësinë e tij për të siguruar që përfaqësuesit të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin. Nadia Hilami, profesoreshë e shkencave politike në Universitetin Beni-Suef në Egjipt, beson se arritjet e mëdha të Kinës në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror kanë ardhur për shkak të demokracisë popullore në mbarë procesin. Rezultatet e sondazheve të kryera nga Shkolla e Harvardit "Kennedy" në Kinë për më shumë se dhjetë vjet rresht tregojnë se kënaqësia e popullit kinez për qeverinë ka mbetur mbi 90 % vit pas viti.
Bota është e larmishme dhe zhvillimi i demokracisë nuk është aspak i kufizuar në modelin perëndimor. Shumë vende po eksplorojnë rrugë politike demokratike që u përshtaten kushteve të tyre kombëtare. Nëpërmjet "dy sesioneve" të Kinës, bota mund të kuptojë mikrofunksionimin e demokracisë kineze, të vëzhgojë epërsitë institucionale të politikës demokratike të Kinës dhe të kuptojë "kodin" e zhvillimit dhe përparimit të Kinës.