Presidenti rus: Situata në Ukrainë është jetike
2024-02-20 11:45:10

Putin (Foto Oranews)

Jetike e cilësoi presidenti rus Vladimir Putin situatën në Ukrainë.

“Për Perëndimin është vetëm një çështje taktike. Ndërsa Perëndimi mbajti qëndrime taktike ndaj Ukrainës, për Rusinë është çështje jetike. Nëse Perëndimi nuk do të kishte ndërhyrë, lufta do të kishte përfunduar një vit e gjysmë më parë”,- tha presidenti rus, shkruan “ATSH”.

Qëndrimet e Rusisë dhe Ukrainës për një zgjidhje të mundshme paqësore janë të largëta. Ndërsa Ukraina këmbëngul për kthimin e të gjitha territoreve të pushtuara, duke përfshirë gadishullin e Krimesë, Rusia dëshiron të mbajë territoret e pushtuara që i ka integruar tashmë në territorin e saj kombëtar. (Fatosi)