Kanadaja dhe Republika Çeke nënshkruajnë memorandumin e bashkëpunimit për mbrojtjen
2024-02-18 11:32:39

Kanada dhe Cekia (Foto Bnnbreaking)

Kanadaja dhe Republika Çeke nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në mbrojtje (MOU), njoftoi Ministria kanadeze e Mbrojtjes Kombëtare, citon “Xinhua”.

Sipas ministrisë, memorandumi i mirëkuptimit përshkruan se si të dy vendet do të punojnë së bashku për të forcuar trajnimin dypalësh dhe shumëpalësh, arsimin ushtarak, kërkimin dhe teknologjinë e mbrojtjes dhe kërkimin e ndërsjellë të logjistikës.

Në një njoftim për shtyp u bë e ditur se ky bashkëpunim do t'i mundësojë Kanadasë dhe Republikës Çeke të punojnë më ngushtë në mbështetjen e Ukrainës.

“Gjatë këtij momenti të rëndësishëm për sigurinë euroatlantike, Kanadaja po punon ngushtë me aleatët e NATO-s dhe partnerët ndërkombëtarë për të ofruar dhe koordinuar ndihmë gjithëpërfshirëse ushtarake për Ukrainën”,- thuhet në njoftim. (Irma)