Rreth 60.000 pasgoditje u regjistruan në zonën e tërmetit të vitit 2023 në Turqi
2024-02-07 14:30:11

Foto nga VCG

Afro 60.000 dridhje kanë tronditur Turqinë juglindore që nga tërmetet e dyfishta shkatërruese që vranë dhjetëra mijëra njerëz më 6 shkurt 2023, sipas autoritetit kombëtar të fatkeqësive natyrore AFAD.

“Epiqendra e tërmetit të 6 shkurtit, në provincën Kahramanmaraş, ka përjetuar që atëherë mesatarisht 56 tërmete në ditë”,- theksoi Bulent Ozmen nga Universiteti Gazi i Ankarasë.

Sipas Ozmen, qyteti regjistroi 399 lëkundje në javë dhe 1730 në muaj gjatë periudhës në fjalë, citon “ATSH”.

Një tërmet me magnitudë 7.7 të shkallës rihter goditi Turqinë juglindore në mëngjesin e 6 shkurtit 2023, i ndjekur nga një tjetër tërmet me magnitudë 7.6 në të njëjtën ditë.

Sipas të dhënave të qeverisë, më shumë se 53.000 njerëz kanë vdekur vetëm në Turqi. Në Sirinë fqinje u vranë rreth 6800 njerëz. (Elona)