Foto nga VCG
Të hënën u hap në Shangai të Kinës Lindore Konferenca Botërore e Arsimit Digjital 2024 (WDEC), duke shënuar një pikë të rëndësishme në ndikimin e inteligjencës artificiale mbi sektorin arsimor.
Ky është edicioni i dytë i kësaj konference, pas edicionit të parë që u zhvillua vitin e kaluar në Pekin. Ky aktivitet është organizuar bashkërisht nga Ministria e Arsimit e Kinës, Komisioni Kombëtar për UNESCO-n i Kinës dhe bashkia e Shangait.
Me temën “Arsimi digjital: zbatimi, ndarja e përbashkët e risitë”, veprimtaria treditore ka tërhequr mbi 400 arsimtarë, politikëbërës dhe udhëheqës të teknologjisë nga më shumë se 70 vende të botës.
Duke u fokusuar te zbatimi, ndarja e përbashkët dhe risitë e arsimit digjital, sesione të shumta do të zhvillohen paralelisht gjatë konferencës, ku do të diskutohen tema si njohuritë dhe kompetenca digjitale e mësuesve, inteligjenca artificiale e etika digjitale, si edhe vlerësimi i arsimit digjital.
Drejtori i departamentit të bashkëpunimit ndërkombëtar të Ministrisë së Arsimit, Liu Jin, u shpreh që në këtë konferencë do të krijohet një aleancë botërore për arsimin digjital.
Foto nga VCG
Ndërkohë, sipas tij, do të zhvillohet edhe Ekspozita e Arsimit Digjital dhe Inteligjent, me tema si transformimi digjital dhe pajisjet arsimore inteligjente.
Qeveria kineze ka hartuar standarde kombëtare dhe udhëzime për arsimin digjital, që mbulojnë fusha të tilla si zhvillimi i kurikulumeve, përgatitja e mësuesve dhe infrastruktura teknologjike. Këto standarde ndihmojnë për të garantuar që arsimi digjital të zbatohet në një mënyrë të qëndrueshme dhe të efektshme në mbarë vendin.
Një nga temat kryesore në Konferencës Botërore të Arsimit Digjital për vitin 2024 është shfaqja e një modeli të ri të qeverisjes së arsimit digjital, i cili thekson bashkëpunimin, ndarjen e njohurive dhe vendimmarrjen e bazuar në të dhënat. Qeveritë, institucionet arsimore dhe kompanitë teknologjike po punojnë së bashku për të krijuar një sistem arsimor të barabartë e të hapur për të gjithë.
Foto nga VCG
Krahas kësaj, Kina po nxit aktivisht përdorimin e burimeve të hapura arsimore, të cilat mund të përdoren dhe ndahen nga të gjithë falas. Kjo po ndihmon për ta bërë arsimin më të arritshëm dhe më të përballueshëm financiarisht nga të gjithë.
Song Yi, zyrtar në departamentin e arsimit të lartë, thotë që Kina ka përmasat më të mëdha në botë të kurseve të hapura masive në internet, me sistemin përkatës që po bëhet një markë ndërkombëtare në sektorin botëror të arsimit të lartë. (Jiang Lei)