Opera “Romeo dhe Zhuljeta” zbriti në skenën e Qendrës Kombëtare për Artet Performuese në Pekin më 25 janar /foto nga "China Daily"
Opera “Romeo dhe Zhuljeta”, e krijuar nga kompozitori frencez Charles Francois Gounod, zbriti në skenën e Qendrës Kombëtare për Artet Performuese në Pekin, ku artistët kinezë dhe të huaj dhanë një shfaqje të mrekullueshme kulturore, duke i ofruar një “dhuratë të veçantë” 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Francës.
Po të enjten, në pritjen e mbajtur atë natë për të festuar 60-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, presidenti Kinës dhe ai i Francës mbajtën bashkërisht një videofjalim. Presidenti Xi Jinping theksoi se historia e veçantë e marrëdhënieve kino-franceze ka formësuar “shpirtin kino-francez” të pavarësisë, mirëkuptimit të ndërsjellë, largpamësisë dhe përfitimit reciprok. Ai paraqiti edhe një nismë me katër pika për të thelluar bashkëpunimin kino-francez në të ardhmen. Ndërsa presidenti Emmanuel Macron tha se të dyja palët kanë përgjegjësinë për të ndërtuar bashkërisht një partneritet që jo vetëm plotëson nevojat e dy popujve, por është gjithashtu i favorshëm për paqen dhe stabilitetin botëror. Kjo tregon se liderët e dy vendeve kanë një shkallë të lartë konsensusi për nxitjen e bashkëpunimit midis dy vendeve, komenton Grupi Mediatik i Kinës (CMG).
Në shkëmbimet mes Kinës dhe vendeve perëndimore, Franca luan një rol të veçantë. Ajo ishte jo vetëm vendi i parë i madh perëndimor që vendosi zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Kinën, por edhe i pari mes të mëdhenjve të Perëndimit që krijoi një partneritet strategjik gjithëpërfshirës me Kinën dhe zhvilluar dialog me të. Më 27 janar 1964, në atmosferën e Luftës së Ftohtë, Kina dhe Franca lëshuan njëkohësisht një komunikatë të përbashkët ku shpallnin vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, e cila u quajt nga opinioni perëndimor si një “shpërthim bërthamor diplomatik”. Kjo ngjarje e madhe në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, që pasqyron plotësisht mençurinë dhe guximin e jashtëzakonshëm të liderëve të atëhershëm, hapi dyert e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit midis Kinës dhe Perëndimit dhe i solli shpresë botës në Luftën e Ftohtë, komenton CMG-ja.
Pritja me rastin e 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Francës / foto nga CFP
Gjatë 6 dekadave të fundit, pavarësisht ndryshimeve në situatën ndërkombëtare, marrëdhëniet kino-franceze kanë qenë gjithmonë në ballë të marrëdhënieve të Kinës me vendet perëndimore, duke ruajtur qëndrueshmërinë e raporteve dypalëshe. “Cila është arsyeja pas kësaj?” - pyet CMG-ja në komentin e tij.
Me rastin e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e Francës dhjetë vite më parë, presidenti kinez Xi Jinping e përmblodhi “shpirtin Kinë-Francë” në16 fjalë. Sot, presidenti Xi e ritheksoi këtë frymë, që sipas analistëve, është “çelësi i artë” për të kuptuar të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e marrëdhënieve kino-franceze, analizon CMG-ja. Komenti shton se pavarësia është cilësia e përbashkët shpirtërore për kombin kinez dhe atë francez, e cila i mundëson marrëdhënieve mes dy vendeve të kapërcejnë ndikimin e ndryshimeve në situatën ndërkombëtare, të fokusohen në bashkëpunim dhe të trajtojnë siç duhet dallimet, duke u bërë model për marrëdhëniet mes Kinës dhe vendeve perëndimore.
Aktualisht, bota po kalon një shekull ndryshimesh, disa fuqi të mëdha po krijojnë konflikte midis kampeve për të ruajtur hegjemoninë e tyre, duke përkeqësuar trazirat dhe ndarjet. Komuniteti ndërkombëtar është i shqetësuar se bota po përballet sërish me një “luftë të re të ftohtë”. Si dy vende të mëdha, që dikur bashkëpunuan për thyerjen e arkullit të Luftës së Ftohtë, si do të ndërveprojnë Kina dhe Franca në epokën e re? Si do të marrin përsipër përgjegjësinë e një vendi të madh?
Videofjalimin i presidentit kinez Xi Jinping me rastin e 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Francës /foto nga Xinhua
Në videofjalimin e tij, presidenti kinez Xi Jinping vuri në dukje se Kina dhe Franca duhet të zhvillojnë në mënyrë të palëkundur marrëdhëniet dypalëshe; të zgjerojnë shkëmbimet njerëzore dhe ato kulturore; të mbrojnë bashkërisht një botë të barabartë e të rregullt shumëpolare dhe globalizimin ekonomik gjithëpërfshirës; t’i përmbahen përfitimit të ndërsjellë dhe rezultateve të favorshme.
Kjo nismë prej katër pikash bazohet në forcimin e lidhjes së interesave të përbashkëta midis Kinës dhe Francës si dhe synon marrjen e përbashkët të përgjegjësive më të mëdha globale, duke treguar drejtimin për zhvillimin e marrëdhënieve kino-franceze në 60 vitet e ardhshme, komenton CMG-ja.
Nga këndvështrimi i shkëmbimeve dypalëshe, Kina dhe Franca nuk kanë kontradikta gjeopolitike apo konflikte interesash thelbësore. Ajo që kanë është një rezonancë shpirtërore për pavarësi dhe guximi për të qenë të parët. Është një vlerësim dhe tërheqje reciproke mes dy qytetërimeve, të cilat mund të konsolidohen në vazhdimësi përmes dialogut dhe komunikimit të rregullt.
Aktualisht, Franca është partneri i tretë më i madh i Kinës në BE, burimi i tretë më i madh i investimeve aktuale dhe eksportuesi i dytë më i madh i teknologjisë për Kinën, ndërsa Kina është partneri i parë më i madh tregtar i Francës në Azi. Në prill 2023, gjatë vizitës së presidentit francez Macron në Kinë, të dy palët arritën një sërë marrëveshjesh të rëndësishme të bashkëpunimit dhe ranë dakord të kultivonin pika të reja të rritjes së raporteve ekonomike si tregtia e shërbimeve, zhvillimi i gjelbër dhe inovacioni teknologjik.
“Duke u përballur me ulje dhe ngritjet e epokë së re, Kina dhe Franca duhet të mbështesin synimin fillestar të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, të përballen në mënyrë aktive me të ardhmen dhe të guxojnë të bëjnë ndryshimin. Sa më e trazuar bëhet bota, aq më i rëndësishëm bëhet bashkëpunimi kino-francez.” - përfundon komenti i CMG-së, duke cituar fjalën e presidentit të Kinës Xi Jinping në videofjalim.