Gjatë raundit të 4-t të shqyrtimit për të drejtat e njeriut të vendeve të ndryshme në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së të zhvilluar të martën në Gjenevë të Zvicrës, pala kineze paraqiti gjendjen e zhvillimit të të drejtave të njeriut në Kinë dhe sukseset e arritura në këtë fushë, duke fituar vlerësimin pozitiv të mbi 120 vendeve.
Në vitin 2023, Rajoni Autonom i Xinjiang-ut i Kinës priti 265 milionë e 440 mijë turistë kinezë e të huaj, duke shënuar një rekord të ri historik. Është e vështirë të mendohet që para disa vjetëve në këtë rajon ndodhën një sërë sulmesh terroriste.
Po të martën, Kina publikoi librin e bardhë "Sistemi ligjor dhe praktika antiterroriste e Kinës", ku shtjellohen veprimet e arritjet në luftën kundër terrorizmit të Kinës, duke i mundësuar bashkësisë ndërkombëtare të njihet me ndryshimet në Xinjiang. Ekspertët u shprehën se lufta antiterroriste sipas ligjit jo vetëm ka goditur terrorizmin, por edhe ka mbrojtur të drejtat e njeriut të banorëve, duke përfshirë të drejtat e jetës, të zhvillimit etj.
Terrorizmi është armiku i përbashkët i njerëzimit dhe Kina është viktimë e terrorizmit. Xinjing-u është fusha kryesore e luftës antiterroriste të Kinës. Nga viti 1990 deri më 2016, në Xinjiang ndodhën mijëra incidente sulmesh terroriste, duke shkaktuar shumë viktima të pafajshme.
Foto nga CFP
Terrorizmi sjell frikë, viktima, pezullimin e zhvillimit etj. dhe publiku e ka kuptuar se vetëm goditja e terrorizmit sipas ligjit mund të sigurojë të drejtat e njeriut.
Vlen të thuhet se në luftën kundër terrorizmit, Kina jo vetëm mbron të drejtat e njeriut të viktimave, por edhe të drejtat e ligjshme të të dyshuarve si kriminelë. Për shembull, gjatë shqyrimit të një rasti sulmi terrorist, gjykata përkatëse e Xinjiang-ut ftoi së pari një përkthyes në gjykatë për të përkthyer dokumentet përkatëse ligjore, për t'u siguruar të dyshuarve të drejtën e përdorimit të gjuhës së kombësisë së tyre.
Faktet kanë vërtetuar se fryma ligjore që shfaqet në luftën kundër terrorizmit të Kinës përputhet me parimet ndërkombëtare antiterroriste, gjë që jo vetëm ka parandaluar e ndëshkuar veprime terroriste, por edhe ka respektuar e mbrojtur të drejtat e njeriut. Disa vende perëndimore zbatojnë standarde të dyfishta në problemin e luftës kundër terrorizmit, duke ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës me pretekstin e ligjit dhe të të drejtave të njeriut. Kjo jo vetëm ka penguar bashkëpunimin antiterrorist ndërkombëtar, por edhe ka dëmtuar sigurinë globale të të drejtave të njeriut.
Sot bota është ende e paqetë dhe lufta antiterroriste ndërkombëtare është ende një sfidë për vende të ndryshme. Në këtë sfond, Kina lufton kundër terrorizmit sipas ligjit për të mbrojtur paqen e qëndrueshmërinë rajonale e ndërkombëtare, duke dhënë kontribut për qeverisjen globale të të drejtave të njeriut. (Fani)