Gruaja 89-vjeçare u sjell lumturi pacientëve me performancën e saj në piano
2024-01-24 10:59:30

Çdo të enjte në mëngjes, gruaja 89-vjeçare Wu Pinxian, e quajtur me dashamirësi “teto Wu”, luan muzikë të bukur në piano për t’u hequr stresin njerëzit që vizitojnë repartin ambulator të Spitalit Qendror Guangzhou Panyu në rrethin Panyu, Guangzhou, në provincën Guangdong, raporton “CCTV”.

Wu Pinxian, një vendase në Panyu, ka qenë një interpretuese vullnetare e pianos që nga fundi i vitit 2023. Ajo mësoi të luante piano kur ishte nxënëse shkolle. Pas diplomimit, Wu vazhdoi interesin e saj për muzikën. Në vitin 2023, pas daljes në pension, atë e intrigoi njoftimi se spitali po kërkonte vullnetarë për të luajtur piano dhe u vetofrua.

Anëtarët e stafit thanë se spitali do të organizojë një performancë në piano çdo të enjte dhe një koncert gjigant çdo sezon, për të krijuar një atmosferë relaksuese dhe për të lehtësuar shqetësimet e pacientëve.

Muzika e Wu-së është efektive. Shumë pacientë dhe të afërm të tyre këndojnë së bashku ndërsa ajo interpreton në piano, e pëlqejnë performancën e saj dhe disa prej tyre madje janë bërë audienca e saj besnike.

Pjesë e audiencës janë dhe fëmijët. Ndaj, Wu gjeti një libër muzikor të shkollës fillore dhe mësoi të luante këngët e fëmijëve për të bashkëvepruar me ta. Ajo madje i mëson fëmijët të luajnë piano.

Deri më tani, Wu ka performuar në këtë repart spitali çdo të enjte për një orë e gjysmë me vetëm një pushim të shkurtër për gati katër muaj. Ajo përdor një libër të trashë me partitura muzikore të shkruara me dorë në çantën e saj, sepse nuk është në gjendje të shohë qartë partiturat normale të muzikës dhe tastierën e pianos, për shkak të një dëmtimi në syrin e djathtë. Prandaj, ajo duhet të kopjojë partiturën me nota më të mëdha dhe t’i mësojë ato përmendësh për të performuar rrjedhshëm.

Gjatë rënies së temperaturave kohët e fundit, spitali i shqetësuar për shëndetin e Wu-së, ndaloi performancën e pianos. Megjithatë, ajo u kthye menjëherë pasi moti u ngroh.

Ndonëse Wu ngushëllon të tjerët me muzikën e saj, ajo vetë po vuan nga dhembja e humbjes së bashkëshortit të saj, i cili ndërroi jetë në dhjetor. Megjithatë, ajo thotë se jeta duhet të vazhdojë.

Puna si vullnetare në spital jo vetëm që risjell kujtimet e rinisë, por gjithashtu sjell ngrohtësi te të tjerët dhe përforcon vlerën e jetës.

Wu jeton në një shtëpi për të moshuarit. Sipas punonjësve atje, ajo kalon tre deri në katër orë çdo ditë duke u ushtruar në piano.

“Edhe pse pianoja është pasion për të, ajo dëshiron të përmbushë ëndrrën e saj edhe pse ndonëse është 89 vjeçe. Ky është një ndikim shumë pozitiv për të moshuarit e tjerë në të gjithë kompleksin e apartamenteve”,- thonë pjesëtarët e stafit.

“Mendoj se interpretimi në piano u mundëson pacientëve të dëgjojnë muzikë, duke u siguruar kështu kënaqësi si fizike ashtu edhe mendore. Edhe pse nuk kisha luajtur në piano për një kohë të gjatë, është mirë të luajmë për të tjerët. Mendoj se duhet të bëjmë vepra të mira dhe unë do të bëj më të mirën time”,- ka shkruar Wu në ditarin e saj.