foto nga VCG
Banka Qendrore e Kinës u zotua të sigurojë mbështetje të fortë dhe efektive për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe zhvillim me cilësi të lartë këtë vit, në një konferencë pune në Pekin që u zhvillua të enjten dhe të premten.
Sipas një deklarate të Bankës Popullore të Kinës, do të punohet për të thelluar reformën strukturore të ofertës në sektorin financiar, për të zgjeruar hapjen e nivelit të lartë në një mënyrë të rregullt dhe për të forcuar rregullimet kundërciklike dhe ndërciklike.
Politikat monetare të kujdesshme do të jenë fleksibël, të moderuara, të sakta dhe efektive, ndërsa rritja e financimit social dhe ofertës monetare do të përputhet me rritjen ekonomike dhe nivelet e çmimeve. Kursi i këmbimit të renminbi-së do të mbetet i qëndrueshëm në një nivel të arsyeshëm dhe të balancuar.
Në deklaratë thuhet se fushat kryesore dhe hallkat e dobëta do të marrin më shumë mbështetje financiare, duke përfshirë inovacionin teknologjik, reduktimin e emetimeve të karbonit, bujqësinë, firmat e vogla, ekonominë private dhe rigjallërimin rural.
foto nga VCG
Do të nxitet hapja e tregjeve financiare, me akses më të lehtë për investitorët e huaj në tregun e obligacioneve të Kinës. Banka Qendrore gjithashtu do të marrë pjesë aktive në qeverisjen financiare ndërkombëtare dhe do të zgjerojë bashkëpunimin global. Ndërkombëtarizimi i juan-it do të marrë gjithashtu hapa të fortë.
foto nga VCG
Përpjekje do të bëhen gjithashtu për të mbrojtur dhe për të zbutur siç duhet rreziqet financiare në fusha kryesore.
Sipas deklaratës, do të bëhen gjithashtu përpjekje për të thelluar reformat financiare, për të përmirësuar shërbimet dhe menaxhimin financiar dhe për të shtyrë përpara reformën institucionale dhe optimizimin e proceseve të biznesit. (Fang Xiaoyu/Laçi)