Ministri: Kina do të stabilizojë më tej tregun e pronave
2023-12-25 12:58:24

Foto nga VCG

Kina do të vazhdojë politikat e veta specifike mbi bazë qytetesh e të sakta për të përmbushur më mirë kërkesat për banesa të njerëzve dhe për të stabilizuar tregun e pronës, si dhe për të zhvilluar një mekanizëm të ri zhvillimi për këtë sektor, u theksua në konferencën kombëtare vjetore të punës të Ministrisë së Strehimit dhe Zhvillimit Urban-Rural. 

Në këtë veprimtari të mbajtur të enjten dhe të premten, ministri i Strehimit dhe Zhvillimit Urban-Rural Ni Hong u theksua se do të vijojë të ndiqet parimi që "banesa është për të jetuar, jo për spekulim", duke iu përshtatur ndryshimeve të reja të mëdha në marrëdhëniet ofertë-kërkesë në tregun e pasurive të patundshme të Kinës.

Do të bëhen përpjekje për të siguruar dorëzimin e shtëpive të parashitura, për të trajtuar rreziqet në ndërmarrjet e pronave dhe për të trajtuar veprimtaritë e paligjshme në treg, shtoi ai. 

Përveç kësaj, Kina do të përpiqet të krijojë një mekanizëm të ri zhvillimi në këtë sektor, u tha prej zyrtarëve në takim. Në këtë lidhje, sistemi themelor i tregut të pronës që mbulon ciklin e plotë të pasurive të patundshme nga ndërtimi deri në mirëmbajtje, do të përmirësohet. 

Gjithashtu, do të forcohet puna për ndërtimin e shtëpive të përballueshme financiarisht dhe infrastrukturës publike për përdorim normal e emergjent, si dhe rinovimi i lagjeve të vjetruara në qytete. Ndërkohë, do të ketë një fokus më të madh në trajtimin e nevojave të banorëve të rinj të qytetit, të rinjve dhe punëtorëve nga fshati.