CMG: Si do të luajë një rol më të fuqishëm “BRICS-i i madh”?
2024-10-22 21:41:02

foto nga

foto nga gazeta “XIAMEN EVENING NEWS”

Ditët e fundit anija "Shicheng" me 1738 konteinerë mallrash, u nis nga porti Haitian i Xiamenit të Kinës Juglindore për në Durbanin e Afrikës së Jugut. Që prej vitit 2014, në këtë linjë të drejtpërdrejtë janë kryer 458 lundrime. Vlera e përgjithshme e mallrave të import-eksportit arriti në 29 miliardë e 200 milionë juanë kinezë, ndërkohë kohëzgjatja e transportit pakësohet në 7 ditë.

Kjo linjë lundrimi është një pasqyrë e bashkëpunimit pragmatik midis vendeve të BRICS, komentoi Grupi Mediatik i Kinës (CMG) në një artikull. Gjatë 18 viteve të procesit të zhvilimit të mekanizmit të bashkëpunimit BRICS, raste të tilla kanë qenë të shumta.

Samiti i 16-të i BRICS do të mbahet në Kazan të Rusisë nga e marta deri në të enjten. Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe mbi 30 liderë të vendeve dhe organizatave ndërkombëtare do të diskutojnë në të për punët e rëndësishme të bashkëpunimit. Ky është samiti i parë i BRICS pas zgjerimit historik të kësaj organizate si edhe gjithashtu pikënisja e bashkëpunimit të "BRICS-it të madh", komentoi CMG.

foto nga VCG

foto nga VCG

"Fuqizimi i pandërprerë i BRICS do të jetë në ndihmë të korrigjimit të çekuilibrit të botës", "Vendet e BRICS do të ushtrojnë ndikime të thella në ekonominë globale", "Po vjen një epokë e re e marrëdhënieve ndërkombëtare"...kështu e vlerëson opinioni ndërkombëtar. Ndërkohë, mbi 30 vende, përfshirë Tajlandën, Kubën, Sirinë, Bjellorusinë kanë shprehur dëshirën për të marrë pjesë në BRICS. Në situatën aktuale ndërkombëtare me ndryshime dhe trazira, përse BRICS mirëpritet gjithnjë e më shumë? Si do të luajë një rol më të fuqishëm "BRICS-i i madh"?

Kirill Babaev, Drejtor i Institutit Kërkimor të Kinës dhe Azisë Moderne pranë Akademisë së Rusisë, i tha CMG-së se mekanizimi i bashkëpunimit BRICS-, i cili në fillim lindi si një mjet bashkërendues midis vendeve anëtare, shndërrohet sot në simbolin e vizionit të ri të së ardhmes së njerëzimit duke përfaqësuar shpresën e njerëzve për zhvillimin e barabartë të ekonomisë globale, ndërsa "Kina është pikërisht një nga nxitësit kryesorë për forcimin e bashkëpunimit midis palëve."

Ndërkohë, ky mekanizëm bashkëpunimi përputhet edhe me kërkesat e vendeve në zhvillim për realizimin e zhvillimit të përbashkët. Vendet e BRICS  i janë përmbajtur  gjithmonë sistemit të tregtisë shumëpalëshe, kanë mbrojtur fuqimisht stabilitetin dhe funksionimin normal të zinxhirit global të furnizimit dhe kanë nxitur globalizimin ekonomik me gjithëpërfshirjen dhe favorizimin e gjithkujt.

foto nga VCG

Pas anëtarësimit të pesë anëtarëve të rinj si Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Irani dhe Etiopia në këtë organizatë në janar të këtij viti, vendet e "BRICS-it të madh" zënë afro gjysmën e popullsisë së botës, duke kontribuuar mbi 50% të rritjes së ekonomisë botërore dhe kanë vëllimin e përgjithshëm ekonomik që tejkalon atë të G7, duke u llogaritur sipas fuqisë së blerjes. Ndaj "BRICS-i i madh" është në gjendje të japë më shumë kontribut për nxitjen e rimëkëmbjes së ekonomisë botërore, komentoi CMG.

Jo vetëm kaq. Mekanizmi i bashkëpunimit BRICS u ofron vendeve të ndryshme një platformë dhe mundësi për pjesëmarrje në qeverisjen globale.

Giancarlo Elia Valori, ekspert italian i çështjeve ndërkombëtare vuri në dukje se në sfondin e ngritjes së mendësisë së Luftës së Ftohtë dhe të unilateralizmit, vendet e BRICS kanë mbrojtur synimin e Kartës së OKB-së dhe kanë bërë përpjekje për zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare e rajonale përmes mjeteve politike, gjë që përputhet me rrymën e paqes dhe të zhvillimit të botës. Në të ardhmen, me anëtarësimin e sa më shumë vendeve, "BRICS-i i madh" do të luajë më shumë rol aktiv, stabilizues dhe dashamirës në çështjet ndërkombëtare dhe do të fuqizojë më tej forcat botërore për mbrojtjen e multilateralizmit dhe shumëpolazimit.

Si një ndër vendet themeluese, Kina ka qenë përkrahëse dhe pjesëmarrëse e vendosur e BRICS dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm drejtues, komentoi CMG. Ekonomisti egjiptian Ahmed Mostafa është i mendimit se ky samit pritet të theksojë rolin kyç të ekonomive të reja në formimin e situatës ekonomike e politike globale, veçanërisht rolin e rëndësishëm të Kinës. "Ky do të shërbejë si shembull për takimet e ardhshme të BRICS," shtoi ai.