Baza më e madhe e energjisë së erës në Kinë fillon prodhimin me kapacitet të plotë
2023-12-11 17:28:37

Një strukturë e energjisë së erës me një kapacitet gjenerues të energjisë elektrike prej më shumë se 10 miliardë kilovat-orë (kWh) në vit nisi të dielën prodhimin me kapacitet të plotë dhe u lidh me rrjetin në rajonin autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës. Kjo është baza më e madhe tokësore e vendit për energjinë e erës në funksion aktualisht, njofton “Xinhua”.

CGN

CGN

Një projekt i operatorit kryesor të energjisë bërthamore të Kinës, “China General Nuclear Power Corporation” (CGN), termocentrali i erës i ndërtuar në Hinggan League, në Mongolinë e Brendshme, është një nga grupet e para të vendit të bazave të energjisë së erës dhe diellit në shkallë të gjerë të planifikuar për rajonet e shkretëtirës.

Energjia elektrike e prodhuar nga termocentrali është miqësore me mjedisin dhe ekuivalente me reduktimin e konsumit standard të qymyrit me rreth 2.96 milionë tonë dhe parandalimin e shkarkimit të rreth 8.02 milionë tonë emetimeve të dyoksidit të karbonit, sipas kompanisë me seli në Shenzhen, në provincën Guangdong të Kinës jugore.

Kapaciteti i instaluar i objekteve të reja të prodhimit të energjisë CGN në funksionim në Kinë pritet të arrijë në 45 milionë kilovat deri në fund të këtij viti, deklaroi Zhang Zhiwu, kryetar i bordit të “CGN New Energy Holdings Co. Ltd”.

CMG

CMG

Sipas tij, energjia e re mbulon energjinë e erës, energjinë fotovoltaike, energjinë termike diellore, nxjerrjen dhe ruajtjen e energjisë, ruajtjen e energjisë, si dhe energjinë e hidrogjenit.

Objektet e reja të gjenerimit të energjisë së CGN-së janë shpërndarë në 30 rajone të nivelit provincial në Kinë.  (Fatosi)