Grupi Mediatik i Kinës (CMG) zbuloi të shtunën temën dhe logon zyrtare për Galanë e Festës së Pranverës (Viti i Ri Kinez) për 2024-ën përpara Vitit të ardhshëm të Dragoit në shkurt 2024.
Logoja përdor hieroglifin "龘", që do të thotë "fluturimi i dragonjve", si simboli kryesor vizual. Personazhi i zgjedhur është një metaforë për të përshkruar prosperitetin e popullit kinez prej 1.4 miliardësh, pasi dragoi është shndërruar në një simbol shpirtëror dhe emblemë për njerëzit e këtij vendi të madh gjatë mijëra viteve. Dizjani është frymëzuar nga një stil i lashtë shkrimi i vulave kineze. Ky dizajn është solemn, i ekuilibruar, i drejtë dhe simetrik dhe thekson një atmosferë kulturore madhështore dhe të fuqishme.
Galaja e Festës së Pranverës e organizuar nga CMG-ja ka qenë një pjesë e rëndësishme në kremtimin e Vitit të Ri Kinez që prej vitit 1983. Ajo përfshin këngë, valle, komedi, opera dhe arte popullore. Galaja do të transmetohet në prag të Festës së Pranverës, e cila bie më 9 shkurt 2024. (Li Huailiang/Edmond)