Foto nga CFP
Sipas të dhënave të publikuara të hënën nga Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës, në tetor prodhimi industrial kinez u rrit në mënyrë të qëndrueshme dhe të ardhurat e ndërmarrjeve industriale u shtuan, duke vazhduar kështu prirja e shtimit të fitimeve të ndërmarrjeve.
Në krahasim me shtatorin, në tetor fitimet e ndërmarrjeve industriale kryesore kineze u rritën 2.7 %, duke realizuar rritje për tre muaj me radhë, ndërsa të ardhurat e ndërmarrjeve industriale u shtuan 2.5 % dhe kostoja e ndërmarrjeve vazhdoi të ulet.
Nga ana e sektorëve, nga janari deri në tetor, ndër 41 sektorët kryesorë industrialë, 73.2 % realizuan rritje të fitimeve. Prej tyre, fitimet e sektorëve të lëndëve të para, të mallrave të konsumit e të prodhimit të pajisjve vazhduan të shtohen. Fitimet e sektorëve të makinerive elektrike, të pajisjeve të transportit për hekurudha, anije, avionë e fluturime hapësinore e të pajisjeve të përgjithshme realizuan rritje mbi 10 %. (Fani)