Ministri gjerman: Të parandalohen rregullat e rrepta të inteligjencës artificiale në BE
2023-11-21 17:47:11

Ministri gjerman (Foto Atsh)

Ministri gjerman (Foto Atsh)

Zëvendëskancelari gjerman dhe ministri federal i Çështjeve Ekonomike dhe Veprimit Klimaterik, Robert Habeck, deklaroi se qeveria kërkon të parandalojë rregullat tepër të rrepta të inteligjencës artificiale (IA) në Bashkimin Evropian, njofton “ATSH”.

Përpara fillimit të një samiti digjital të organizuar nga qeveria gjermane në qytetin lindor të Jena-s, Habeck bëri thirrje për një qasje rregullatore të fokusuar në rreziqet e mundshme.

Samiti digjital pritet të mbledhë së bashku rreth 1000 pjesëmarrës nga sektorët të biznesit, kërkimit dhe shoqërisë civile për të diskutuar se si të zbatohet një transformim digjital në Gjermani.

“Gjëja më e rëndësishme tani është të kemi një rregullore të ndjeshme të IA-së në nivel evropian. Ju mund të bëni shumë gjëra siç duhet, por gjithashtu mund të bëni shumë gjëra të gabuara”, tha Habeck.

Përveç rregulloreve të duhura të IA-së, Habeck tha se qeveria gjermane është e përkushtuar për të mundësuar investimet e sektorit privat në teknologjitë digjitale. (Fatosi)