Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Qendra e Qytetërimeve të Lashta Greke e Kineze dhe Akademia Ndërkombëtare Olimpike e Greqisë nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për shkëmbimet e qytetërimeve të të dy vendeve dhe për përhapjen e shpirtit olimpik. Drejtori i CMG-së Shen Haixiong, presidenti i Komitetit Drejtues të Qendrës së Qytetërimeve të Lashta Greke e Kineze Stelios Virvidakis dhe presidenti i Akademisë Ndërkombëtare Olimpike Isidoros Kouvelos nënshkruan përkatësisht memorandumin.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis përshëndeti vendosjen e marrëdhënieve të partneritetit të bashkëpunimit mes Akademisë Ndërkombëtare Olimpike dhe CMG-së, duke uruar që vlerat olimpike të përhapen gjerësisht në Kinë.
Gjatë bisedimeve me presidentin e Komitetit Drejtues të Qendrës së Qytetërimeve të Lashta Greke e Kineze Stelios Virvidakis, Shen Haixiong u shpreh se si dy vende të lashta me histori të gjatë, Kina dhe Greqia krijuan qytetërime të shkëlqyera në Azi e në Evropë. Qendra e Qytetërimeve të Lashta Greke e Kineze si dhe ka promovuar bashkimin dhe zhvillimin e dy qytetërimeve. CMG-ja mban përgjegjësinë për përhapjen e kulturës tradicionale kineze e për ndërtimin e qytetërimit modern dhe dëshiron të bashkëpunojë me qendrën për të forcuar besimin e ndërsjellë mes dy popujve, duke promovuar krijimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit me forcat e qytetërimit.
Qendra e Qytetërimeve të Lashta Greke e Kineze u themelua më 20 shkurt të këtij viti dhe synon të promovojë studimet e përbashkëta për filozofinë, letërsinë, historinë, arkeologjinë, muzikën, shkencat etj. në qytetërimet kineze e greke për të nxitur shkëmbimet kulturore mes dy vendeve.
Akademia Ndërkombëtare Olimpike e Greqisë u themelua në vitin 1961 dhe është një institucion që merret me studimet akademike olimpike pranë Komitetit Ndërkombëtar Olimpik. (Fani)