Foto nga VCG
Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës mbajti të premten një konferencë shtypi, ku Wang Shouwen, negociator i tregtisë ndërkombëtare dhe zëvendësministri kinez i Tregtisë, bëri të ditur që, në vitin 2024, zhvillimi i tregtisë së jashtme të Kinës në përgjithësi ka ruajtur prirjen e mirë, me ngritjen e cilësisë e me vëllim të qëndrueshëm. Nga janari në tetor, vlera e përgjithshme e import-eksportit të Kinës ishte 36 trilionë juanë, me një rritje 5.2 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vjetshme, dhe pjesa e saj në tregun ndërkombëtar mbeti në thelb e qëndrueshme.
Vitet e fundit, globalizimi është përballur me kundërrryma dhe proteksionizmi tregtar është përhapur. Në dhjetë vjetët e fundit, ritmi i rritjes së tregtisë globale ka qenë më i ulët se ritmi i rritjes së GDP-së, çka është në kundërshtim me prirjen e 20 vjetëve të mëparshëm. Nga viti 1995 deri në vitin 2014, ritmi i rritjes së tregtisë globale të mallrave ka qenë më shumë se dyfishi i ritmit të rritjes së GDP-së.
Në të ardhmen, Ministria e Tregtisë e Kinës do të bashkëpunojë me sektorët përkatës për ndjekjen e situatës së tregtisë së jashtme e do të analizojë ndryshimin e situatës, për t'i ndihmuar ndërmarrjet e tregtisë së jashtme të stabilizojnë porositë dhe të zgjerojnë tregun, duke ofruar mbështetje për rimëkëmbjen e vazhdueshme ekonomike. (Çang Çuo)