Anija kozmike “Shenzhou-17” e Kinës lidhet me kombinimin e stacionit hapësinor
2023-10-26 20:58:40

foto nga

foto nga CMSA

Anija kozmike me astronautë “Shenzhou-17” e Kinës u lidh me sukses me kombinimin e stacionit hapësinor të enjten, sipas Agjencisë së Fluturimeve Hapësinore me Astronautë të Kinës (CMSA).

Anija kozmike bëri një takim e lidhje të shpejtë dhe të automatizuar me portën e përparme të modulit kryesor të stacionit hapësinor “Tianhe” të enjten më 17:46 sipas orës së Pekinit.

I gjithë procesi zgjati rreth 6.5 orë, njoftoi CMSA-ja, duke shtuar se tre astronautët e “Shenzhou-17” hynë me sukses në modulin “Tianhe”

“Shenzhou-17” u nis mbi një raketë “Marshimi i Madh-2F” nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Jiuquan-it në Kinën Veriperëndimore më 11:14 të së enjtes (ora e Pekinit). (Artan)

foto nga CFP

foto nga CMSA