Lufta Izrael-Hamas, presidenti i Bankës Botërore: Mund t’i japë goditje serioze zhvillimit ekonomik
2023-10-25 15:29:24

Foto nga VCG

Lufta midis Izraelit dhe Hamasit mund t’i japë një goditje serioze zhvillimit ekonomik në mbarë botën.

Presidenti i Bankës Botërore, Ajay Banga, në një konferencë investitorësh në Arabinë Saudite, deklaroi se bota është në një pikë shumë të rrezikshme, shkruan “Panorama”.

Udhëheqësit botërorë kanë frikë se lufta aktuale mund të përhapet në një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Lufta tashmë ka goditur ekonominë e Izraelit, duke bërë që Banka e Izraelit të ulë parashikimet e rritjes. (Elona)