Kina nxit modernizimin e bujqësisë dhe zonave rurale
2023-09-25 14:38:17

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një vend i fortë duhet të zhvillojë me përparësi bujqësinë e vet dhe vetëm me një themel të fortë bujqësor mund të lulëzojë një vend. Kina po shton përpjekjet për t'u bërë një fuqi bujqësore. Në këtë sfond, Festa e Korrjeve e Fermerëve nuk është vetëm për kremtim i pasurisë bujqësore të Kinës, por edhe  pasqyrë dhe perspektivë e zhvillimit bujqësor të vendit.

 

Që nga Kongresi i 18-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës, të ashtuquajturat "tre çështje rurale", përkatësisht çështjet e bujqësisë, të zonave rurale e të fshatarësisë, janë trajtuar si një detyrë thelbësore. Kina ka vendosur objektiva strategjike, si nxitja e rigjallërimit rural dhe forcimi në fushën e bujqësisë, duke përcaktuar drejtimin e zhvillimit bujqësor dhe rural të vendit.

 

Sipas këtij udhëzimi politikash, modernizimi bujqësor i Kinës ka bërë përparime të rëndësishme. Të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave tregojnë se norma mesatare vjetore e rritjes së vlerës së prodhimit bujqësor në vitet 2013-2021 arriti 4.5 % dhe norma e mekanizimit bujqësor vitin e kaluar ishte 73 %.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Inovacioni i vazhdueshëm në teknologjitë e prodhimit bujqësor, përmirësimi i qëndrueshëm i cilësisë së prodhimeve bujqësore dhe aplikimi i gjerë i mekanizimit bujqësor dhe digjitalizimit, të gjitha këto tregojnë plotësisht forcën dhe potencialin e përgjithshëm bujqësor të Kinës. Ato jo vetëm kanë shtuar ndjeshëm  efektshmërinë e prodhimit bujqësor, por edhe kanë siguruar rendimentin dhe cilësinë e produkteve bujqësore.

 

Me zbatimin e strategjisë së modernizimit rural të Kinës, fshatrat e vendit kanë përjetuar ndryshime të rëndësishme. Zonat rurale, dikur të varfra e të prapambetura, tani janë bërë të bukura. Përmirësimet në infrastrukturën rurale, të tilla si rrugët, elektriciteti dhe komunikacioni, kanë përmirësuar ndjeshëm mjedisin e jetesës së banorëve ruralë.

 

Investimi i përgjithshëm në pasuritë fikse në autostradat rurale arriti 473.3 miliardë juanë në vitin 2022, duke shënuar një rritje me 15.6 % në krahasim me vitin 2021. Po vjet më shumë se 180 mijë kilometra rrugë rurale u ndërtuan ose u rinovuan, 10 mijë e 589 ura të rrezikshme rurale u përforcuan dhe u zhvilluan projektet e sigurisë në 135 mijë kilometra autostrada rurale.

 

Në të njëjtën kohë, zonat rurale kanë bërë përparime të rëndësishme në kulturë dhe arsim. Ndërsa arsimi rural vazhdon të përmirësohet, cilësia e personelit mësimor në shkolla është rritur dhe një sasi në rritje burimesh arsimore me cilësi të lartë po lëviz drejt fshatit. Kjo u ofron banorëve ruralë mundësi më të mira arsimore dhe ka përgatitur një grup të madh talentesh. Në të njëjtën kohë, përhapja e kulturës dhe teknologjisë u ka mundësuar banorëve ruralë të përdorin informacionin në mënyrë më të frytshme, të marrin një arsim më të mirë dhe të rritin aftësinë e tyre teknologjike dhe kulturore.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

 

Ndërsa teknologjia bujqësore përparon dhe struktura industriale rurale përmirësohet, fermerët nuk e sigurojnë më jetesën e tyre vetëm duke rritur kulturat tradicionale. Ata e kanë diversifikuar burimin e të ardhurave të tyre duke mbjellë bimë kryesisht për t'i shitur në treg dhe duke marrë pjesë në turizmin rural dhe tregtinë elektronike.

 

Festa e 6-të e Korrjeve e Fermerëve ka ofruar një mundësi për të vlerësuar procesin e modernizimit të bujqësisë, zonave rurale dhe fshatarësisë kineze. Kjo ditë e veçantë tregon fuqinë e përgjithshme bujqësore të Kinës, mjedisin e bukur e të jetueshëm në zonat rurale dhe transformimin ekonomik e kulturor të fermerëve kinezë. (Jiang Lei)