CMG, A mund t’i zgjojnë politikanët amerikanë zjarret në ishullin Maui?
2023-08-17 21:39:39

Më shumë se 100 viktima, mijëra të humbur dhe mijëra shtëpi të shkatërruara… deri të enjten, zjarret në ishullin Maui në Havai nuk ishin kontrolluar plotësisht. “Gjithçka përreth është shkatërruar dhe duket si një zonë lufte”; “Vendlindja jonë nga parajsë u bë ferr”; “Nuk kemi marrë asnjë alarm zjarri apo udhëzim evakuimi”; “Po të mos kishte punë të dobët shpëtimi, shumë njerëz mund të kishin mbijetuar”... Para kamerave dhe në median sociale, shumë amerikanë kanë shprehur ankesë të zemëruar. 

foto: VCG

foto: VCG

Ky ishte zjarri më vdekjeprurës gjatë më shumë se 100 vjetëve në ShBA. Si erdhi gjendja deri këtu? Patjetër ka arsye natyrore, si era e fortë, klima e thatë, bimësia e ndezshme etj. Por, me zbulimin e gjithnjë e më shumë detajeve, u kuptua se zjarret duken më shumë si fatkeqësi e shkaktuar nga njeriu, ashtu si shumë aksidente në ShBA në të kaluarën.

Sipas mediave amerikane, në Havai ka një sistem të fortë paralajmërimi për sigurinë publike, me rreth 400 sirena të vendosura, duke përfshirë 80 në ishullin Maui. Megjithatë, ato sirena nuk u ndezën pasi zjarri përfshiu këtë ishull.

Sistemi i fortë i alarmit dështoi, ekipi i shpëtimit mbërriti me vonesë dhe ushtria e madhe amerikane nuk bëri asgjë... Aftësia e dobët e ndihmës në fatkeqësi tregon se politikanët amerikanë nuk kujdesen për vuajtjet e njerëzve, kështu thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës.

foto: VCG

foto: VCG

Kur ishulli Maui u përfshi nga zjarret, presidenti i ShBA-së ishte me pushime. Kur gazetarët e pyetën për viktimat në Maui, ai buzëqeshi dhe u përgjigj "Jo koment!", çka shkaktoi kritika të shumta nga publiku.

Pse politikanët amerikanë mund të kalojnë pushime relaksuese pa u kujdesur për fatkeqësinë në Maui? Kjo indiferencë është e rrënjosur në politikën konkurruese partiake të ShBA-së. Votat janë më të rëndësishmet për këtë lloj politike. Havai është një territor i ShBA-së larg Amerikës kontinentale. Shumica e banorëve në ishullin Maui janë rrënjës. Politikanët amerikanë i kanë shpërfillur gjithmonë interesat e këtij grupi dhe nuk kanë asnjë motiv për t'u përkujdesur për ta.

foto: VCG

foto: VCG

Sipas vlerësimit fillestar, zjarret në ishullin Maui kanë shkaktuar qindra familje të zhvendosura, me një humbje të vlerësuar prej 6 miliardë dollarësh vetëm për sa u përket shtëpive. Deri të martën, Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave e ShBA-së miratoi një ndihmë për përballimin e fatkeqësisë prej rreth 230 milionë dollarësh. Por një ditë më parë, administrata e Biden-it deklaroi ofrimin e ndihmës ushtarake prej 200 milionë dollarësh për Ukrainën. Një kontrast kaq i fortë ka bërë që shumë përdorues amerikanë të internetit të tallen: "A mund të marrin më shumë ndihmë viktimat e fatkeqësisë, nëse Havai riemërtohet si Ukrainë?"; "Pse Ukraina është më e rëndësishme se Havai? Sepse e para mund të shtojë votat për zgjedhjet, kurse ky i dyti nuk mundet”.

foto: VCG

foto: VCG

Tani zjarret në ishullin Maui janë ende të ndezura. Ato jo vetëm që dogjën shtëpitë e shumë amerikanëve, por edhe zbuluan mosveprimin e politikanëve dhe sëmundjet e sistemit amerikan. Përballë thirrjeve të dëshpëruara të njerëzve të prekur nga fatkeqësia dhe kritikave të forta nga bota e jashtme, a mund të zgjohen politikanët amerikanë që të kthehen nga pushimet dhe të mos luajnë me zjarrin në bashkësinë ndërkombëtare, të mos ndezin zjarre brenda vendit e të shpëtojnë njerëzit nga zjarret? (Li Huailiang/Artan)