Njihen pensionet me Italinë, përfitojnë 500 mijë emigrantë shqiptarë
2023-08-07 19:07:43

Flamujt e Shqiperise dhe Italise (Foto Rtsh)

Flamujt e Shqiperise dhe Italise (Foto Rtsh)

Shqipëria dhe Italia kanë arritur dakordësimin e marrëveshjes teknike për njohjen e pensioneve të shqiptarëve që jetojnë në Itali, njofton “RTSH”.

Si rezultat rreth 500 mijë emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj do të përfitojnë nga njohja e sistemit të pensioneve mes dy shteteve.

Përmes kësaj marrëveshje do të mbulohen pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundje, lindshmëria si dhe sigurimin për papunësinë.

Marrëveshja pritet të miratohet në Parlamentet e dy vendeve.

Procesi për njohjen e kontributeve mes dy vendeve ka nisur në vitin 2014. (Fatosi)