Kinë, rritje 30 për qind e kalimeve kufitare në 3-mujorin e tretë
2024-10-18 19:37:10

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Organet e kontrollit kufitar anembanë Kinës regjistruan 160 milionë hyrje-dalje gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, me një rritje 30.1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar, tha Administrata Kombëtare e Imigracionit të premten. 

Gjithsej 8.186 milionë udhëtime hyrëse u bënë nga të huajt në Kinë, 48.8 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vjetshme. Nga këto udhëtime, 4.885 milionë u bënë pa viza, duke shënuar një shtim prej 78.6 për qind. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjatë tre muajve të kaluar, mbi 807 000 viza kineze u dhanë për të huajt, me një rritje 32.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme, treguan të dhënat nga administrata. 

Në korrik, Kina shpalli politika të reja të hyrjes dhe tranzitit pa viza, duke u mundësuar hyrjen 144 orë pa viza të huajve që vizitojnë provincën ishullore jugore të Hainan-it nëpërmjet grupeve turistike të regjistruara në rajonet e posaçme administrative të Hong-Kongut dhe Makaos.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Përveç kësaj, politika e tranzitit 144 orë pa viza e vendit u zgjerua edhe në tre pika të tjera hyrjeje në provincat Henan të Kinës Qendrore dhe Yunnan të Kinës Jugperëndimore. 

Nga korriku deri në shtator, autoritetet kineze të emigracionit bënë gjithashtu përparim në trajtimin e krimeve që dëmtojnë menaxhimin kufitar, duke trajtuar më shumë se 9 800 raste, sipas Administratës Kombëtare të Imigracionit. 

Rreth 2.4 tonë narkotikë, 35.4 tonë objekte për prodhimin e narkotikëve dhe mallra të kontrabanduar me vlerë afro 101 milionë juanë (rreth 14.21 milionë dollarë amerikanë) u konfiskuan nga autoritetet gjatë kësaj periudhe. (Artan)