Wang Yi bën thirrje për bashkëpunim ShBA-Kinë për të trajtuar sfidat globale
2024-10-18 21:01:30


Foto nga MPJ

Foto nga MJk

Kina dhe ShBA-ja duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre si fuqi të mëdha dhe t'i trajtojnë së bashku sfidat globale për të arritur përfitime të ndërsjella, tha të premten ministri i Jashtëm kinez Wang Yi në takimin me Ian Bremmer, kreun e Grupit Eurazia, një kompani këshillimesh mbi rreziqet politike me bazë në ShBA.

Kjo është në interes të popujve të të dy vendeve dhe është shpresa e përbashkët e vendeve në mbarë botën, theksoi Wang, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.

Sipas tij, Kina do ta përdorë sigurinë e saj për t'iu përgjigjur pasigurive të botës së sotme dhe do të vazhdojë të bëjë përpjekje për përparimin dhe zhvillimin e gjithanshëm të njerëzimit.

Kryediplomati shtoi se Kina do të vazhdojë t'i trajtojë marrëdhëniet e veta me ShBA-në bazuar në parimet e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta.

Foto nga MPJ

Foto nga MJK

Wang shprehu shpresën se pala amerikane do të ecë në të njëjtin drejtim me Kinën, do të zbatojë konsensusin e arritur nga udhëheqësit e të dy vendeve, do të nxisë një perceptim objektiv e racional për Kinën, do ta ndryshojë konceptin e lojës ku fituesi i merr të gjitha dhe do të punojë me Kinën për të eksploruar aktivisht rrugën e duhur për bashkëjetesën e dy fuqive të mëdha.

Bremmer vuri në dukje se marrëdhëniet ShBA-Kinë janë marrëdhëniet më të rëndësishme dypalëshe në botë sot.

Ai shprehu kënaqësinë që këto marrëdhënie po tregojnë shenja stabilizimi për shkak të përpjekjeve nga të dyja palët dhe gatishmërinë për të vazhduar dhënien e këshillave të sinqerta për bashkëjetesën paqësore afatgjatë të të dy vendeve.

Bremmer tha se shpreson që dy fuqitë e mëdha të kontribuojnë së bashku në ruajtjen e një rendi ndërkombëtar të qëndrueshëm.  (Fang Xiaoyu/Artan)