Grafika: Tre shtyllat e sistemit të pensioneve të Kinës
2024-10-19 16:40:55

Nga 18 deri më 20 tetor po mbahet në Pekin Forumi i Rrugës Financiare 2024.

Në ditën e dytë të forumit, sesioni i titulluar "Nxitja e zhvillimit cilësor të financave të pensioneve: Progresi global dhe mundësitë e Kinës" u fokusua në tre shtyllat e sistemit të pensioneve të Kinës: plani publik, plani i sipërmarrjeve dhe ai privat. 

Shtylla e parë e sistemit të pensioneve të Kinës është sistemi bazë, i cili mbulon punonjësit urbanë dhe banorët urbanë dhe ruralë. I udhëhequr nga qeveria, plani i detyrueshëm i pensioneve synon të sigurojë sigurimet bazë të pensionistëve që marrin pjesë në sigurime. 

Deri në fund të vitit 2023, sistemi bazë i pensioneve kishte mbuluar 1.07 miliardë njerëz, me fonde të sigurimeve bazë prej 7.82 trilionë juanësh (1.1 trilionë dollarë). Ky është sistemi më i madh i sigurimeve shoqërore në botë. 

 Shtylla e dytë përfshin planin vullnetar e pensioneve për punonjësit e sipërmarrjeve dhe planin e pensioneve për punonjësit qeveritarë. Këto plane synojnë të rrisin të ardhurat e personave që marrin pjesë në sigurimet pas daljes në pension. 

Plani vullnetar i pensioneve u vendos në vitin 2004. Deri në fund të vitit 2023, plani kishte mbuluar 141 mijë dhe 728 sipërmarrje dhe 31,44 milionë punonjës të sipërmarrjeve. Vëllimi i fondeve të pensioneve të punonjësve kishte arritur në 3,19 trilionë juanë. 

Plani i pensioneve për punonjësit qeveritarë i vendosur në vitin 2014 është plani i detyrueshëm. Deri në fund të vitit 2023, përmasat e fondeve të planit kishin arritur në 2.56 trilionë juanë. 

Shtylla e tretë është plani vullnetar i pensioneve privat. Kina nisi fazën pilot të këtij plani në nëntor të vitit 2022. Deri në shtator të vitit 2024 kishte 103 produkte të sigurimeve të pensioneve privat dhe deri në qershor 2024 mbi 60 milionë njerëz kishin hapur llogari private të pensioneve. (Fani)