Presidenti i Kinës Xi Jinping theksoi kohët e fundit gjatë një inspektimi në Anhui se kjo provincë se duhet të zbatojë tërësisht frymën e Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës dhe plenumit të tretë të Komitetit të 20-të Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, të zbatojë në mënyrë gjithëpërfshirëse konceptet e reja të zhvillimit dhe të shfrytëzojë plotësisht epërsitë e strategjive të shumta kombëtare të zhvillimit. Sipas kreut të shtetit të Kinës, provinca Anhui duhet të vazhdojë përpjekjet për t'u bërë një burim i inovacionit teknologjik, një vend i përqendrimit të industrive në zhvillim, një pikë e re e lartë e Reformës dhe Hapjes e një zonë gjithëpërfshirëse e transformimit të gjelbër për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, duke krijuar një Anhui të bukur dhe duke shkruar një kapitull të modernizimit kinez në këtë provincë.
Foto nga Xinhua
Nga data 17 deri më 18 tetor, presidenti Xi Jinping, i shoqëruar nga sekretari i Komitetit të Partisë të Provincës Anhui Liang Yanshun dhe guvernatori i kësaj province Wang Qingxian, vizitoi Anqing-un, Hefei-n dhe vende të tjera në Anhui për të kryer inspektime e vëzhgime të thelluara në lagjet historike dhe kulturore, parqet e inovacionit shkencor dhe teknologjik etj.
Foto nga Xinhua
Të enjten pasdite, Xi inspektoi së pari qytetin Tongcheng. Rruga "Liuchi" në këtë qytet u ndërtua kur Zhang Ying, një studiues i dinastisë Qing, dhe familja e fqinjit të tij Wu i dhanë njëri-tjetrit nga një metër tokë. Kjo rrugë është një model i mirësjelljes dhe harmonisë ndërmjet fqinjëve në Kinë. Presidenti Xi erdhi këtu për të mësuar rreth historisë e trashëgimisë së rrugës "Liuchi", për të inspektuar reliktet kulturore dhe për të dëgjuar paraqitjen mbi trashëgiminë kulturore vendore e promovimin e kulturës së shkëlqyer tradicionale kineze dhe forcimin e ndërtimit të qytetërimit shpirtëror. Ai theksoi nevojën që të forcohet mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe historike, të vijojë puna për transformimin krijues e zhvillimin inovativ dhe të hidhet një bazë solide kulturore për qeverisjen shoqërore.
Më vonë, presidenti Xi Jinping shkoi në Qytetin Shkencor në Hefei, ku pa shfaqjen e centralizuar të arritjeve të mëdha të inovacionit shkencor e teknologjik në provincën Anhui dhe dëgjoi për promovimin vendor të inovacionit të sistemeve dhe mekanizmave shkencorë. Xi vuri në dukje se, për të promovuar modernizimin kinez, shkenca dhe teknologjia duhet të marrin rolin drejtues dhe krijimi i risive shkencore dhe teknologjike është e vetmja mënyrë.
Foto nga Xinhua
Në mëngjesin e së premtes, Xi dëgjoi raportin e punës së Komitetit të Partisë të Provincës Anhui dhe të qeverisë së kësaj province, pohoi përmbushjen e detyrave të ndryshme të provincës e parashtroi kërkesa të qarta për hapat e ardhshëm të punës.
Xi Jinping-u vuri në dukje se është e nevojshme të përshpejtohet inovacioni teknologjik dhe transformimi e përmirësimi industrial. "Duhet të ndërtojmë një laborator kombëtar të nivelit të lartë dhe një qendër gjithëpërfshirëse kombëtare shkencore në Hefei, të forcojmë teknologjitë kryesore të zakonshme, teknologjitë më të përparuara, teknologjitë moderne inxhinierike dhe risitë teknologjike që çelin rrugë të reja, të zgjerojmë shkëmbimet dhe bashkëpunimin shkencor e teknologjik ndërkombëtar dhe të vijojmë të përmirësojnë aftësinë origjinale të inovacionit," u shpreh ai.
Foto nga Xinhua
Xi Jinping-u theksoi më tej nevojën për të promovuar thellimin e reformave dhe hapjen e nivelit të lartë. "Ne duhet të zhvillojmë reforma origjinale e të diferencuara dhe të krijojmë një lartësi të re për reformën e brendshme dhe hapjenë. Pushteti vendor duhet të stimulojë plotësisht gjallërinë e subjekteve të ndryshme të biznesit. Ne do të zgjerojmë hapjen ndaj botës së jashtme në një mënyrë të gjithanshme dhe do të formojmë një model hapjeje gjithëpërfshirëse me lidhje tokësore dhe detare brenda e jashtë Kinës dhe me ndihmë të ndërsjellë nga lindja në perëndim,”tha presidenti Xi.
Foto nga Xinhua
Ai vuri në dukje më tej se duhet të bëhen përpjekje për të krijuar një model të ri të zhvillimit të integruar urban dhe rural. “Ne duhet të ndërtojmë një sistem modern të industrisë së drithërave, një sistem prodhimi e një sistem menaxhimi, të promovojmë fort krijimin e tokës bujqësore me standarde të larta dhe të mbajmë përgjegjësinë për të siguruar furnizimin me grurë. Duhet të vazhdojmë të promovojmë përmirësimin e mjedisit të jetesës rurale dhe të ndërtojmë një fshat të bukur,”shtoi kreu i shtetit i Kinës.
Xi Jinping-u theksoi gjithashtu nevojën për të promovuar më tej zhvillimin e integruar të kulturës dhe turizmit, zhvillimin e turizmit gjithërajonal dhe shndërrimin e turizmit kulturor në një industri shtyllë.
Në këtë inspektim ai u shoqërua nga He Lifeng dhe zyrtarë të departamenteve qendrore e shtetërore përkatëse. (Fang Xiaoyu/Artan)