Kina krijon një sistem industrial gjithëpërfshirës për automjetet inteligjente të lidhura me internetin
2024-10-18 20:18:58

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ka krijuar një sistem gjithëpërfshirës industrial për sektorin e saj të automjeteve inteligjente të lidhura me internetin, duke përfshirë produkte dhe teknologji të tilla si mikroçipat bazë, sensorët, platformat kompjuterike dhe kontrolli i shasisë, tha të enjten ministri i Industrisë dhe i Teknologjisë së Informacionit Jin Zhuanglong.

Duke folur gjatë ceremonisë së hapjes të Konferencës Botërore të Automjeteve Inteligjente të Lidhura me Internetin për vitin 2024 në Pekin, Jin theksoi gjithashtu se Kina është në ballë të përparimeve globale në ndërveprimin njeri-makinë dhe po bën përparime të rëndësishme në teknologjitë e përparuara.

Sektori i automjeteve inteligjente të lidhura me internetin i Kinës aktualisht ka rreth 400 firma "të vogla gjigante", ose ndërmarrje të vogla dhe të mesme elita të reja që janë të angazhuara në prodhim, të specializuara në një treg të veçantë dhe që zotërojnë teknologji të përparuara.

Pesë kompani kineze lidar renditen në mesin e dhjetë kompanive më të mira në botë për sa u përket shitjeve dhe nëntë prodhues automjetesh po testojnë modele pa pilot të automatizuara të kushtëzuara, u shpreh ministri.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Për të përkrahur një zhvillim kaq të shpejtë industrial, më shumë se 50 qytete kineze kanë përcaktuar mbi 32 000 kilometra rrugë testimi për automjetet inteligjente të lidhura me internetin dhe kanë përmirësuar rreth 10 000 kilometra rrugë me teknologji të zgjuar.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit synon të rrisë aftësitë themelore të industrisë, të nxisë një ekologji të re industriale, të përmirësojë infrastrukturën dhe të optimizojë mjedisin e zhvillimit për të siguruar rritje me cilësi të lartë dhe të qëndrueshme.

Konferenca Botërore e Automjeteve Inteligjente të Lidhura me Internetin e vitit 2024, që zhvillohet nga 17 deri më 19 tetor, ka tërhequr mbi 250 firma automjetesh dhe institucione nga e gjithë bota. Më shumë se 200 teknologji dhe produkte të reja do të paraqiten për herë të parë në këtë veprimtari.  (Fang Xiao/Artan)