Zyrtari: Kina mund të ulë më tej normën e rezervës së detyruar përpara fundit të vitit
2024-10-18 20:22:34

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Banka qendrore e Kinës po sheh mundësinë e një uljeje nga 0.25 në 0.5 pikë përqindjeje të normës së rezervës së detyruar në një kohë të përshtatshme përpara fundit të vitit 2024, në varësi të gjendjes së likuiditetit të tregut, tha të premten Pan Gongsheng, guvernatori i Bankës Popullore të Kinës. 

Norma kryesore e kredisë, e cila do të shpallet më 21 tetor, pritet të ulet me 0.2 deri në 0.25 pikë përqindjeje, njoftoi Pan në Konferencën Vjetore të Forumit "Rruga Financiare" për vitin 2024.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ka publikuar kohët e fundit një paketë masash financiare për të mbështetur ekonominë dhe këto politika janë pritur mirë si brenda, ashtu edhe jashtë vendit, theksoi guvernatori. Ai shtoi se këto politika kanë forcuar besimin e shoqërisë dhe kanë kontribuuar në funksionimin e qëndrueshëm të ekonomisë dhe tregjeve financiare. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Norma e rezervës së detyruar u ul me 0.5 pikë përqindjeje në fund të shtatorit. Bankat kryesore komerciale në pronësi shtetërore njoftuan pakësimin e normave të interesit të depozitave të premten në mëngjes. 

Nga ulja e fundit e normave hipotekore për huatë ekzistuese të shtëpive pritet të përfitojnë 50 milionë familje, duke ulur shpenzimet e përgjithshme të interesit për familjet me rreth 150 miliardë juanë (afro 21.05 miliard dollarë amerikanë) në vit, tha ai. (Artan)