Ndërsa po mbushet një javë nga publikimi i raportit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) mbi problemin e lëshimit të ujit të ndotur bërthamor të Fukushimës në Japoni, vendet ishullore të Paqësorit, Filipinet, Indonezia, Afrika e Jugut, Peruja, Kina, Koreja e Jugut dhe vende të tjera kanë shprehur kundërshtime të shumta. Në të njëjtën kohë, qëndrimet e vendeve perëndimore dhe ShBA-së janë shumë të çuditshme.
Pas publikimit të raportit të IAEA-së, Departamenti amerikan i Shtetit bëri një deklaratë për të shprehur "mirëpritjen", teksa politikanët perëndimorë qëndruan në heshtje lidhur me planin e Japonisë për lëshimin e ujit të ndotur bërthamor në oqean.
Disa media perëndimore bënë raportime të gjata mbi shprehjet dhe deklaratat e Japonisë dhe AIEA-së, ku kanë përdorur shprehjen "uji i trajtuar bërthamor", por jo "uji i ndotur bërthamor", dhe nuk kanë përmendur kundërshtimet e bashkësisë ndërkombëtare. Në një artikull të BBC-së janë cituar plotësisht shprehjet dhe deklaratat nga Japonia dhe IAEA-ja. Në një video që shoqëron këtë artikull tregohet një "shfaqje" e konsumit të peshkut, për të vërtetuar sigurinë e peshkut afër Fukushimës.
Sipas studimeve, në ujin e ndotur bërthamor të Fukushimës përfshihen mbi 60 elemente bërthamore radioaktive. Pala japoneze e pranoi se afro 70% e ujit të ndotur bërthamor të trajtuar me teknologjinë ALPS nuk përputhet me standardet e lëshimit. Sipas studimit nga Qendra për Kërkimet Oqeanike e Gjemanisë, për shkak që në brigjet e Fukushimës janë rrymat oqeanike më të forta në botë, lëndët radioaktive do të zgjerohen në shumë rajone të Oqeanit Paqësor. Në 30 vjet ose edhe për një kohë më të gjatë, këto
lëndë radioaktive do të lëshohen në det në mënyrë të pandërprerë, duke dëmtuar jo vetëm mjedisin ekologjik detar, por edhe duke rrezikuar shëndetin e njerëzve. Eksperti i lëndëve toksike dhe i problemit të të drejtave të njeriut Marcos Orellana vuri në dukje kohët e fundit se plani i lëshimit të ujit të ndotur bërthamor do të përbëjë një rrezik shumë të madh për të drejtat e njeriut.
Përse disa vende perëndimore nuk shqetësohen për lëshimin e ujit të ndotur bërthamor? Kjo lidhet me historinë dhe interesat e tyre strategjike.
Le të marrim për shembull ShBA-në. Sipas një raporti në gazetën "The Los Angeles Times", në vitet '40-'50 të shekullit të kaluar, ShBA-ja bëri 67 prova bërthamore në Ishujt Marshall. Më 1 mars të vitit 1954, ushtria amerikane shpërtheu një ndër armët më të fuqishme bërthamore, bombën me hidrogjen, në Ishujt Marshall, 1 000 herë më e fuqishme se bomba atomike që u hodh në Hiroshimë të Japonisë, duke sjellë fatkeqësi të madhe për banorët vendorë.
Përveç kësaj, ShBA-ja e ka përdorur sigurinë bërthamore për të bërë pazare interesash. Sipas një studimi, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, fuqia bërthamore ka një domethënie të veçantë për aleancën japono-amerikane. Së pari, kjo është metoda e ShBA-së për të kontrolluar dhe tërhequr Japoninë; së dyti, ky është mjet i rëndësishëm i varësisë së Japonisë nga ShBA-ja. Njësia nr. 1 e centralit bërthamor të Fukushimës është projekti i parë i shfrytëzimit të teknologjisë civile amerikane në Japoni në vitet '60 të shekullit të kaluar.
Pas aksidentit bërthamor të Fukushimës në vitin 2011, Japoni dhe ShBA-ja arritën marrëveshje bashkëpunimi për rindërtimin pas fatkeqësisë. Të dy palët e shikuan këtë aksident si një "rast" për të forcuar marrëdhënien e aleancës. Japonia përdori fuqinë e ShBA-së për të marrë mbështetjen në opinionin publik ndërkombëtar, kurse ShBA-ja e forcoi fuqinë ushtarake të saj me këtë rast dhe shtoi metodat e kontrollit mbi Japoninë, duke mos përfillur koston që duhet të paguhet prej vendeve të tjera për planin e lëshimit të ujit të ndotur bërthamor.
ShBA-ja thekson gjithmonë ruajtjen e "të drejtave të njeriut" për të gjithë, por në praktikë ajo synon hegjemoninë, jo të drejtat e njeriut. Ajo u kushton vëmendje të madhe interesave politike private, e jo interesave të publikut.
Oqeani Paqësorit është shtëpia e përbashkët e njerëzimit dhe nuk është një terren i eksperimenteve bërthamore dhe për lojëra gjeopolitike. Qeveria japoneze duhet të dëgjojë zërin e drejtë të palëve të ndryshme dhe të ndalojë planin e lëshimit të ujit të ndotur bërthamor. Vendet perëndimore që qëndrojnë në heshtje, nuk duhet të bëhen bashkëpunëtore të këtij plani. (Xu Guang)